SHBA/Mbi 2 milionë të infektuar nga koronavirus

Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë që të jenë vendi me më shumë të infektuar në të gjithë botën.

Numri i të infektuarve me Covid-19 në Amerikë ka shkuar mbi 2 milionë njerëz, saktësisht 2 090 542 persona.

Në 24 orët e fundit, janë infektuar me koronavirus në SHBA 841 njerëz.

Ndërsa, numri total i të vdekurve nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara ka shkuar në 116 063 individë, shifra më e lartë në botë.

Vetëm në orët e fundit, kanë ndërruar jetë nga Covid-19 në SHBA 29 persona.

 

 

Bo.Ba/fjala.al