VIDEO/5-vjeçarja qëndron e varur për 10 minuta në hekurat e ballkonit të katit të 13

Një vajzë 5 vjeçe e cila ishte e vetme në shtëpi është shpëtuar, pasi ngeci e varur në ballkonin e apartamentit në një lartësi prej mbi 120 metrave.

Vajza po qëndronte jashtë hekurave mbrojtës të ballkonit të apartamentit të katit të 13-të, ndërsa zjarrfikësit erdhën në vendin e ngjarjes, për ta shpëtuar.

Njëri prej tyre nuk hezitoi të lëshohet me litar nga kati më i lartë, për ta shpëtuar vogëlushen që kishte filluar të humbë forcën në duart që i kishte vënë në rrethojë të ballkonit.

Kjo ngjarje ka ndodhur në Kunming në provincën kineze Yunnan, ndërsa Daily Mail raporton se vogëlushja qëndroi e varur për më shumë se 10 minuta.

Vogëlushja kishte mbetur vetëm në shtëpi, e nga kureshtja kishte dalë në ballkon për të parë dhe në një moment kishte rrëshqitur duke dalë jashtë ballkonit.ka.ta/Fjala.al/