Vrasja e Devi Kasmit, shtyhet sërish gjyqi për grekun Efthimiou

Shtyhet për të dytën herë gjyqi për dhënien e vendimit për grekun Efthimios Efthimiu.

Burime për “Fjala.al” bëjnë me dije se Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shtyrë për të dytën herë vendimin ndaj Efthimios Efthimiu dhe Elton Halipajt, të akuzuar për vrasjen e Devi Kasmit dy vite më parë, në rrugën Kongresi Manastirit, pranë pediatrisë.

Tre javë me parë SPAK, kërkoi dënimin e grekut me burgim të përjetshëm që akuzohet si personi që ekzekutoi 40-vjeçarin, ndërsa për Halipaj i akuzuar si bashkëpunëtor organi i akuzës kërkoi dënimin me 35 vite burg.

Më datë 18 qershor pritet të nisë edhe procesi gjyqësor ndaj Aurel Hoxhallarit, i cili për këtë ngjarje akuzohet si organizatori i vrasjes se Devi Kasmit.

Hoxhallari vijon të jetë ende në kërkim.

Ai do të gjykohet në mungesë nga GJKKO-ja për 6 vepra penale, mes të cilave “Vrasje me paramendim për interes”, kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit kriminal, për armëmbajtje, prodhim droge e “Grup i strukturuar kriminal”. Ndërkohë, gjatë muajt qershor pritet të jepet vendimi edhe ndaj grekut Ethimious Efthimiou./Bl.Ba/Fjala.al