1 mln $ për një vilë me qera në Hamptons, Rihanna përgatitet për verën

Rihanna ka paguar 415 mijë dollarë për të marrë me qera vetëm gjatë muajve të verës një super vilë, të përdorur më herët nga motrat Kardashian, në Hampton.

Këngëtarja ka paguar tashmë në avancë 1 milionë dollarë për të kaluar ditët e nxehta në vilën në të Detin e Veriut, deri në fund të gushtit, kjo nëqoftëse rregullat e distancimit social dhe karantinës vijojnë në mbarë SHBA për shkak të koronavirusit.

Pjesë e marrëveshjes së qerasë janë edhe jet skitë dhe varka, me të cilën Rihanna ka vendosur të bredhë nëpër Atlantik. Rihanna do të shijojë vilën prej 8900 metra katrorë për të kaluar verën në shoqërinë edhe të familjarëve dhe miqve të saj më të ngushtë./Fjala.al/Burimi: Mirror