Basha takon operatorët turistikë në Vlorë: PD do të çlirojë biznesin nga taksat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lulzim Basha, kreu i Partisë Demokratike ka mbajtur sot një takim me operatorët turistikë në Vlorë.

Ai u shpreh se kur të vijë PD në pushtet do të çlirojë biznesin nga taksat dhe se Ramavirusi vetëm shkatërron.

Postimi i Lulzim Bashës:

Vlora është një nga qytetet me potencialin më të madh turistik të vendit, por sot është pa pushues e pa mbështetje. Qindra të punësuar direkt dhe indirekt janë në sektorin e turizmit. Shumë prej tyre e kanë humbur vendin e punës e të tjerë rrezikohen nëse situata vazhdon të ecë me këto ritme.

Operatorët turistikë të qytetit të Vlorës më treguan shqetësimet e tyre. Pushues nuk ka, taksat e tatimet duhet t’i paguajnë, punonjësit gjithashtu. Maqedonia e Veriut për të mbështetur turizmin vendor u ka akorduar qytetarëve kupona me vlerë 100 euro për t’i shpenzuar në destinacione të ndryshme turistike. Ndërsa RAMAVIRUSI u çon fadromat e gazin lotsjellës për t’iu prishur ndërtimet pa asnjë dokument e për të krijuar hapësira për oligarkët e rradhës.

Sektori i turizmit punëson 93 000 persona dhe në zinxhir, pothuajse, 200 000 të tjerë. Qindra mijëra familje jetojnë me të ardhurat nga turizmi.

Turizmi për potencialin që ka vendi duhet trajtuar me prioritet, duke u bazuar në praktikat më të mira botërore. Ne jemi duke hartuar një plan i cili do të konsultohet më pas me operatorët turistikë për të arritur në një produkt që ta ndihmojë këtë sektor, zhvillojë dhe njëkohësisht të rrisë punësimin me paga dinjitoze.

Taksat e larta që sot shkojnë në xhepat e oligarkëve do të reduktohen.

Ne do të çlirojmë qytetarët dhe biznesin në përgjithësi nga taksat e larta, duke vendosur taksën e sheshtë 9% që t’iu japim mundësi për të rritur punësimin dhe konsumin.

Lexo edhe :  Koçi: 5 miliardë lekë për lavanderinë që pastron njollat e turpit të Berishës

Ne do të bëjmë gjithçka për të garantuar konkurrencën e lirë e të barabartë në Shqipëri, duke i dhënë fund politikave klienteliste dhe korruptive, të cilat kanë përthithur deri më sot qindra milionë euro të parave publike.

Ne nuk premtojmë të pamundurën, por paketa ndihme e lehtësi fiskale krejtësisht të realizueshme siç bëjnë dhe vendet tona fqinje që të vendosim barazinë në treg dhe të mundësojmë zhvillim ekonomik për vendin.

foto galeri

foto galeri

Ka.li/fjala.al

Të fundit

Doktor hajduti

Ylli Pata Doktor hajduti, alias Sali Kulla, ka zbuluar së fundmi se Amerika nuk është ai që thoshte kurvi: Ai...

Justin Bieber humb gjyshin: Mezi pres të të shoh në parajsë

Gjyshi i Justin Bieber, Bruce Dale, është ndarë nga jeta në moshën 80-vjeçare. Këngëtari ka dashur t’i japë lamtumirën e fundit me një postim...

2200 bimë kanabis dhe 578 fidanë, sekuestrohet një sasi e madhe droge në Vaun e Dejës

Në fshatin Vig të Vaut të Dejës janë gjetur në 2 zona të fshatit Vig, 2200 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa të kultivuara...

Gjesti mori 15 mije euro në koncertin e parë?/ Menaxheri i VIP-ave zbulon detajet

Menaxheri i VIP-ave, Xhani Demika, ka qenë një ditë më parë i ftuar në panelin e “Trotuar”, në “E Diell”, ku u diskutua në...

“Varfëria në Shqipëri në rënie…”/ BB ul pritshmëritë për rritjen ekonomike të Ballkanit

Banka Botërore parashikon se norma e përbashkët e rritjes ekonomike për Shqipërisë, Bosnje dhe Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë,...

Lajme të tjera

Web TV