Dëmtimi i Parkut të Apolonisë, drejtoresha: Akt vandalizmi, ndodhi gjatë karantinës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtoresha e Parkut Arkeologjik të Apolonisë dhe Bylisit, Ornela Durmishaj, ka thënë se dëmtimi ka ndodhur gjatë karantinës.

Ndërsa e ka cilësuar këtë ngjarje si akt vandalizmi,  drejtoresha Durmishaj u shpreh se kolonat e parkut janë gjetur të thyera në muajin prill, ku është bërë menjëherë denoncimi në polici.

“Është dëmtuar një monument dhe ky është vandalizëm. Dy kolona të fasadës së fontanës monumentale të Apolonisë janë, fatkeqësisht, dëmtuar dy muaj më parë, gjatë periudhës së izolimit për shkak të Covid 19. Kolonat janë gjetur të thyera në datën 13 prill. Sapo kemi konstatuar dëmtimin, kemi bërë denoncimin në polici, e cila ka ardhur dhe ka marrë gjithë të dhënat.

Njëkohësisht nga ana jonë është bërë dhe gjithë dokumentacioni përkatës, si dhe bëmë ndërhyrjen në monument për ta rikthyer në gjendjen që ishte. E gjithë situata tani është në dorë të forcave të rendit dhe prokurorisë, që po vijojnë hetimet.

Është dëmtuar një çezmë monumentale, që ndodhet në periferi të qytetit antik të Apolonisë. Dëmtimin e kanë parë ekspertët. Sa shkon vlera e këtij dëmtimi do të bëhet më vonë”, tha Durmishaj.ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

Banesa me qira për festa droge, alarmi për të rinjtë

Vitet e fundit, veçanërisht në Tiranë po jepen banesa me qira ditore, por a keni menduar ndonjëherë se këto...

Gjyshërit, të varur nga facebook/ Rrjetet sociale shkaktojnë varësi edhe tek të moshuarit

Varësia nga rrjetet sociale, përdorimi i tepërt, shpenzimi i gjatë i kohës me to është një shqetësim tek fëmijët dhe të rinjtë. Por ndoshta...

“The Simpsons” parashikuan vde*kjen e Papa Françeskut dhe fundin e botës? (Video)

Përkeqësimi i gjendjes shëndetësore të Papa Françeskut, ka ‘ngjallur’ dhe teoritë konspirative nëpër rrjetet sociale. Së fundmi, po qarkullon një video, e cila tregon...

Veliaj e gjen më në fund/ Më ka futur në burg Saliu

Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar sërish nga qelia. Në këtë reagim të tijin më në fund Veliaj e ka gjetur...

A do mundet SPAK-u ta kthejë besimin tek zgjedhjet?

Nga Ben Andoni Në një logjikë, kreu i opozitës, Sali Berisha e ka gati argumentin për gjendjen “humbëse” pas përfundimit të zgjedhjeve: Na u vodhën...

Lajme të tjera

Web TV