EKSKLUZIVE/ “Luftë e re” për KLSH-në, mazhoranca “kushtëzon” Metën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazeta “Fjala” zbulon lëvizjen e mazhorancës për të bërë ndryshime ligjore që kërkojnë 84 vota, ku i heq disa kompetenca kreut të shtetit, duke e kushtëzuar kandidaturën e numrit një të KLSH-së me kritere të reja. Kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit në “dorë” të presidentit si propozim, por me “imponimin” e mazhorancës

Sagës për zgjedhjen e kreut të Kontrollit të Lartë të Shtetit do t’i japë fund grupi parlamentar i Partisë Socialiste. Deputetët po hartojnë një nismë për ta ndryshuar ligjin për Kontrollin e Lartë e Shtetit, i cili do t’i japë fund, sipas tyre, jo vetëm zgjedhjes së kreut të ri, por edhe problemit që drejtuesi i ri KLSH-së të jetë brenda kritereve ligjore. Burime nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste, bëjnë të ditur për gazetën “Fjala” se po punojnë për hartimin e ndryshimeve ligjore, të cilat do të shërbejë si mekanizëm zhbllokues për t’i hapur rrugë më pas zgjedhjes së kreut të ri të Kontrollit të Lartë të Shtetit. “Lufta” për zgjedhjen e kreut të ri të Kontrollit të Lartë të Shtetit mes presidentit dhe mazhorancës qeverisëse vazhdon prej dy vitesh, kohë në të cilën ka përfunduar mandati i kreut aktual të këtij institucioni, Bujar Leskaj.

Përplasja

Mazhoranca qeverisëse ka rrëzuar tri kandidatura të presidentit, Ilir Meta, për kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit e konteston edhe kandidatin e katërt me dy argumente. I pari, dr. Arben Shehu, sipas përfaqësueve të mazhorancës nuk e plotëson kushtin e përcaktuar në ligjin për KLSH-në, në nenin 20 të të cilit thuhet se drejtuesi i këtij institucioni duhet të ketë të paktën 10 vjet eksperiencë në fushën e financave. Në jetëshkrimin e kandidatit të presidentit nuk është evidentuar asnjë ditë eksperiecë në këtë fushë. E dyta, dr. Arben Shehu nuk është në listën me 34 kandidatë që presidenti i ka dorëzuar Kuvendit më 2 nëntor të vitit 2018. Burime nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste bëjnë të ditur për gazetën “Fjala” se po punojnë për një nismë të re ligjore, pasi presidenti nuk ka bërë konkurs, sipas kritereve ligjore për zgjedhjen e kreut të ri të KLSH-së.

Lista me kandidatët

Në nëntor të vitit 2018, institucioni i Presidentit të Republikës ka publikuar listën me emrat e kandidatëve që kanë aplikuar për pozicionin kushtetues të Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Bëhet fjalë për 34 kandidatë që shprehin interes për të marrë pjesë në garë. Pak ditë pasi u publikua lista, më 5 nëntor, presidenti propozoi për zgjedhjen në krye të KLSH-së të Vitore Tushës, e cila nuk mori miratimin e Parlamentit. U desh të kalonin 3 muaj që presidenti të propozojë një tjetër kandidaturë. Kësaj here kreu i shtetit i propozoi Kuvendit që të zgjedhë për të drejtuar KLSH-në Bahri Shaqirin. Edhe ky propozim i kreut të shtetit nuk kaloi në Parlament. Më pas, në korrik të po atij viti, presidenti Meta propozoi Petraq Milon për postin e kreut të KLSH-së, por nuk mori miratimin e mazhorancës. Kandidatura e katërt e presidentit është propozuar në 4 qershor dr. Arben Shehu. Mazhoranca ka rrëzuar kandidaturat e presidentit me argumentin se ato janë në kundërshtim me ligjin.

Lexo edhe :  Çobanët e Kukësit punësohen në Dragash të Kosovës, pagat janë më të larta përtej kufirit

KRYETARI I KONTROLLIT TË LARTË TË SHTETIT

Neni 19

Zgjedhja dhe qëndrimi në detyrë

  1. Kontrolli i Lartë i Shtetit drejtohet dhe përfaqësohet nga kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit.
  2. Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit zgjidhet nga Kuvendi, me propozim të presidentit të Republikës, për një mandat shtatëvjeçar, me të drejtë rizgjedhjeje.
  3. Paga e kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit është e barabartë me atë të kryetarit të Gjykatës së Lartë.

Neni 20

Kushtet për t’u zgjedhur

Kryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit duhet të zgjidhet shtetasi shqiptar që plotëson kushtet e mëposhtme:

  1. a) ka arsim të lartë në ekonomi, financë ose drejtësi;
  2. b) përvojë profesionale në çështje financiare;
  3. c) ka kualifikime të larta profesionale dhe përvojë pune në profesion jo më pak se 10 vjet;

ç) gëzon integritet të lartë moral dhe profesional;

  1. d) nuk është dënuar më parë për kryerjen e një krimi me vendim gjyqësor të formës së prerë.

 Kandidaturat e presidentit

5 nëntor 2018

Presidenti propozon për kryetare të Kontrollit të Lartë të Shtetit Vitore Tushën, gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese

21 janar 2019

Përmes një njoftimi nga zyra e Presidencës mësohet se është përzgjedhur Bahri Shaqiri si kandidat për kreun e KLSH-së

17 korrik 2019

Presidenti i Republikës vendosi t’i propozojë Kuvendit si kandidat për postin e kryetarit të KLSH, prof. dr. Petraq Milo

4 qershor 2020

Presidenti Ilir Meta i ka dërguar Kuvendit propozimin për zgjedhjen e dr. Arben Shehut si kryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit

Kush e ka drejtuar KLSH-në

Blerim Çela anëtar kryesie i Partisë Demokratike, deputet, e drejtoi KLSH-në në vitet 1992-1997

Mustafa Kërçuku kryetar i Ballit Kombëtar, aleat i PD-së, në vitet 1997-2004

Robert Çeku zëvendësministër Financash, deputet i PD-së, në vitet 2004-2011

Bujar Leskaj deputet i PD-së, ministër Kulture, nga 2011 e në vazhdim.ka.ta/Fjala.al/

 

Të fundit

Turizmi, net-qëndrimet e të huajve në hotele u rritën me 32%, kryesuan italianët

Pavarësisht lëkundjes së lehtë që shënoi lëvizja e shtetasve në muajin e tretë të vitit, të dhënat e hoteleve...

Gjikondi: Berisha po shkon si “çeço” në SPAK, jo më si kaposh në ballkon

Pas zvarritjeve disamujore, dosja “Partizani” këtë të hënë kaloi për gjykim dhe ish-kryeministri Sali Berisha do të hetohet për veprën penale të “korrupsionit pasiv”. Juristja...

KQZ urdhëron numërimin të dy kutive me vota të panumëruara në Durrës dhe Elbasan

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftuar se ka marrë vendim në lidhje me procesin zgjedhor, duke urdhëruar numërimin fillestar të dy kutive të votimit që...

“Rruga për në burg ka nisur”/ Avokati paralajmëron fatin e Berishës

Për herë të parë në gjykatën e posaçme do të zhvillohet një proces gjyqësor ndaj një ish-kryeministri për akuzën e korrupsionit. Gjykata e Posaçme vendosi...

Fitoi mandatin e deputetit/ Erald Kapri: Vota e Diasporës cenoi fshehtësinë e votës

Erald Kapri do të jetë për herë të parë në Parlament dhe mandatin e mori duke garuar me Partinë Mundësia, që arriti të marrë...

Lajme të tjera

Web TV