Luhen 5 ndeshjet e zonës së “play-out”-it, të dielën dhe të hënën, ato të “play-off”-it

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të shtunën në mbrëmje janë luajtur 5 ndeshjet e javës së 3-të të fazës së 3-të të zonës së “play-out”-it, apo thënë ndryshe, atë të mbijetesës, në të dyja grupet A dhe B të nivelit të dytë të Kampionatit Kombëtar të Futbollit, që njihet si Kategorinë e Parë. Kështu, në grupin A, pas fitores 2-1 të arritur në fushën e vet ndaj Tërbunit të Pukës, Egnatia kryeson renditjen e këtij grupi, me 26 pikë.

Pasi u mund në fushën e tij nga Veleçiku i Koplikut, me rezultatin 0-2, Burreli ka zbritur në vendin e dytë, teksa matjanët ndodhen në kuotën e 24 pikëve. Në vendin e 3-të është ngjitur Veleçiku, me 20 pikë, ndërsa në të 4-tin mbetet Tërbuni i Pukës me 15 pikë dhe tanimë plotësisht i përfshirë në betejën për mbijetesë me Dinamo, që ndodhet në vend të fundit me 14 pikë.

Për efekt kalendari, blutë kryeqytetas ishin pushim këtë javës. Ndërkohë, në grupin B, Devolli kryeson zonën e “play-out”-it të këtij grupi me 28 pikë, pavarsisht humbjes 1-2 të pësuar në me Ilirinë e Fushë-Krujës. Në vendin e dytë mbetet Oriku, që është ngjitur në kuotën e 27 pikëve, pas fitore 3-2 të arritur ndaj Shënkollit në shtëpi. Ndërsa vendin e tretë e mban skuadra fushë-krujase me 24 pikë.

Një shkallë më poshtë është ngjitur Elbasani, që mundi Turbinën e Cërrikut me shifrat 3-2 dhe tanimë është ngjitur në kuotën e 19 pikëve. Cërrikasit ndodhen në vendin e 5-të me pikë të barabarta me Elbasanin. Fundin e renditjes së këtij grupi të mbijetesës e mban Shënkolli, me 18 pikë, pas humbjes së pësuar sot në Orikum përballë skuadrës vendase.

Ndërkaq, ditën e diel dhe të hënën do të zhvillohen takimet e zonës së “play-off”-it, ose thënë ndryshe zonës që synon ngjitjen në Kategorinë Superiore. Sipas formulës së këtij sezoni, skuadrat e dy vendeve të fundit zbresin automatikisht në Kategorinë e Dytë, kurse vendi i katërt në zonën e “play-out”-it luan një finale mbijetese me vendin e parë të njërit prej grupeve në Kategorinë e Dytë.

Lexo edhe :  Në stadium priten 30 mijë tifozë, Shkëndija sot me mision historik në Bukuresht!

 

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Përktheni një kod penal evropian, mos shpikni rrotën

Nga Artan Fuga Përktheni një kod penal evropian, mos shpikni rrotën! Isabon në hebraishten e vjetër do të thotë “me punu”,...

1824 – Beteja në ishullin Kos, grekët kundër osmanëve

Në vitin 1824, gjatë Luftës së Pavarësisë së Greqisë (1821–1830), ndodhi Beteja e Kosit, një përplasje ushtarake mes forcave osmane dhe luftëtarëve grekë. Ishulli...

Theu xhamat e Bashkisë së Korçës, rrëfehet “Çekiçi”: Rama më sulmoi lagjen

“Çekiçi 14”, Konstadin Dramolli është i riu që para dy ditësh në shenjë proteste kundër vendimit të kryeministrit Rama për lirimin e hapësirave publike...

Ish-drejtuesi i KGB-së: Ja pse Trump dhe Putin po përdorin të njëjtën strategji

Nga Marco Imarisio, Corriere della Sera Yevgeny Savostyanov, ish-kreu i KGB-së në Moskë dhe më pas një teknik me një sfond të shquar ushtarak që...

“49 mijë dosje te Përmbarimi”/ Kreu i institucionit: Një pjesë do të fshihen

Sikurse në gjykata që janë mbushur me stok dosjesh, edhe Shërbimi Përmbarimor Shtetëror është prekur nga i njëjti fenomen.Gati 49 mijë dosje po evadohen...

Lajme të tjera

Web TV