MASR thirrje maturantëve: Përgatituni për provimet e ardhshme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zëvendësministrja e Arsimit, Nina Guga i ka bërë thirrje maturantëve që të lënë pas shqetësimet e ditëve të fundit dhe të përgatiten për provimet e ardhshme.

Guga tha ndër të tjera se problematikat e shtruara janë adresuar në QSHA dhe së shpejti do të ketë një analizë nga grup ekspertësh dhe pritet një njoftim publik.

Njoftimi i dhënë nga zëvendësministrja e Arsimit Nina Guga:

“Si një ish-drejtore gjimnazi që kam qenë shumë afër jush dhe kemi ndarë e zgjidhur bashkë situata të ndryshme dhe sot në cilësinë e zëvendësministres, ju siguroj se problematikat që ju keni sjellë në lidhje me testin janë adresuar në Qendrën e Shërbimeve Arsimore, e cila do të analizojë në grup ekspertësh dhe do të bëjë njoftim publik për gjetjet”, shprehet Znj. Guga.

Për sa i përket “cut-off”-it, Zëvendësministrja Guga nënvizon se ai nuk negociohet me nxënësit, por ka metoda që e përcaktojnë atë, duke shtuar se:

“Nëse testi rezulton të ketë qenë kaq i vështirë sa shumë nxënës nuk kanë arritur ta realizojnë, ky cut-off do të lëvizë për të gjithë. Por, siç ju ka shpjeguar Qendra e Shërbimeve Arsimore, kjo bëhet në fund, kur analizohen rezultatet”.

Në lidhje me provimin e radhës, matematikën, Guga cilëson se ai do të zgjasë 2 orë e 30 minuta, edhe pse koha e nevojshme është më pak se 2 orë.

“Korrigjimi i testit në mënyrë digjitale është nje korrigjim jo-subjektiv dhe transparent që shmang çfarëdo gabimi të mundshëm dhe jep një rezultat më të shpejtë në kohë”, tha ndër të tjera Zëvendësministrja.

Në fund të video-mesazhit, Znj. Guga u bën thirrje dashamirëse të gjithë maturantëve që të shfrytëzojnë kohën për t’u përgatitur për provimet e radhës dhe të çlirohen nga shqetësimet e këtyre ditëve.

Lexo edhe :  10 vatra zjarri në dy ditë në Tiranë, procedohen dy persona për zjarrvënie

Ka.li/fjala.al

Të fundit

Ylli katalanas refuzoi 100 milionë euro nga Arabia Saudite

Pini Zahavi, agjenti i Robert Lewandowski-t ka zbuluar ofertën e bujshme që ka refuzuar lojtari i tij vetëm për...

Mjeshtri i Madh Bujar Asqeriu feston 69 vjetorin

Sot, aktori i madh dhe një ndër njerëzit më të vyer të skenës shqiptare, Bujar Asqeriu feston ditëlindjen. Në këtë 13 dhjetor, Mjeshtri i Madh...

Alizoti ironizon Ramën: Kryeministri s’i ndërpret pushimet

Deputeti demokrat, Tomorr Alizoti, ka komentuar në studion e Syri Tv situatën problematike të zjarreve në vendin tonë. Alizoti theksoi se Shqipëria vijon të...

Pas zjarreve, Greqia tani përballet me një tërmet

Sikur të mos mjaftonin zjarret shkatërrimtare, Greqia është përballur mbrëmjen e së mërkurës dhe me një tërmet të fortë. Sipas të dhënave nga EMSC, tërmeti...

“Tornado” godet shqiptarin në Itali, i gjenden të fshehura 700 mijë euro

Një shtetas shqiptar është vënë në qendër të një hetimi të thelluar nga autoritetet italiane, si pjesë e një organizate ndërkombëtare të trafikut të...

Lajme të tjera

Web TV