Matura/ QSHA: Pyetjet në test ishin në përputhje me programin orientues

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

QSHA, Qendra e Shërbimeve Arsimore i ka kthyer përgjigje maturantëve në lidhje me kërkesën e tyre se disa prej pyetjeve në test kanë qenë jo të duhura.

Sipas QSHA, të gjitha pyetjet në test ishin në përputhje të plotë me programin orientues, duke shtuar se edhe vlerësimi i testimeve do të bëhet në mënyrë elektronike, për të shmangur çdo gabim njerëzor.

Përgjigjja e Qendrës së Shërbimeve Arsimore (QSHA) mbi kërkesën e depozituar në Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, sot, më 13.06.2020:

Matura Shtetërore 2020

Përgjigje ndaj kërkesës së paraqitur në MASR

QSHA sqaron sa më poshtë:

QSHA është e gatshme të ngrejë, në çdo moment, grupe vlerësimi me mësues me përvojë nga gjimnazet e vendit, të cilët, së bashku me hartuesit e testit, do të analizojnë pretendimet e ngritura.

QSHA garanton profesionalizmin dhe përgjegjshmërinë e specialistëve kontribues në hartimin e testit të Gjuhës shqipe dhe letërsisë, të cilët mbështeten në eksperienca dhe metodologji shkencore të sprovuara ndër vite.

QSHA garanton me përgjegjësi të plotë se ASNJË prej pyetjeve të testit të Gjuhës shqipe dhe letërsisë nuk është jashtë programit orientues. Ky program është hartuar nga Agjencia e

Sigurimit të Cilësisë në Arsimin Parauniversitar (ASCAP).

Për më tepër, në rast nevoje për informacione të tjera, referohuni në linkun e mëposhtëm:

Programi orientues i Maturës Shtetërore 2020 (prill 2020):

https://www.ascap.edu.al/wp-content/uploads/2020/04/Gjuhe-shqipe-dhe-letersi-2.pdf

Identifikimi i gjeneraliteteve për çdo maturant është bërë për dy arsye:

së pari, procesi i korrigjimit është digjitalizuar, çka do të thotë se fletëpërgjigjja skanohet dhe, njëherazi, përgjigjet e dhëna vlerësohen nga sistemi kompjuterik dhe jo nga vlerësues fizikë. Kjo metodë përdoret në të gjithë provimet e standardizuara
(p.sh. SAT, TOEFL, IELTS, etj.), ku testi gjithashtu është i personalizuar, dhe siguron besueshmëri dhe saktësi të procesit të korrigjimit.

Lexo edhe :  Investimet gjermane në Shqipëri, ku shkojnë mbi 1.2 miliardë euro?

së dyti, QSHA ka krijuar mjedise provimi, duke përcaktuar numrin dhe renditjen e nxënësve nëpër klasa. Kjo ka shmangur vonesat në shpërndarjen e testeve, pasi secili nxënës ka marrë menjëherë në dorë testin e personalizuar, dhe ka bërë të mundur që provimi të fillojë njëkohësisht në të gjitha mjediset. Veç të tjerash, materialet e provimit janë hapur në klasë përpara nxënësve dhe kjo procedurë është ngritur për të garantuar transparencën e procesit.
2

Për sa i takon personalizimit të testeve, në të gjitha rastet, edhe nëse përdoren barkode, testet mund të jenë të identifikueshme lehtësisht nga QSHA. Institucioni e ndërton procedurën e vlerësimit të përgjigjeve të nxënësve dhe publikimin e rezultateve të tyre mbi protokolle sigurie tejet të larta, të cilat nuk cenojnë konfidencialitetin e të dhënave.

QSHA mbetet në dispozicion të çdo kërkese nga ana e maturantëve për të parë jo vetëm saktësinë e vlerësimit, por edhe ruajtjen e konfidencialitetit të të dhënave.

Provimet kombëtare, janë vlerësime të jashtme, që matin në mënyrë të standardizuar arritjet e nxënësve në përfundim të arsimit të mesëm të lartë, përkundrejt vlerësimit të brendshëm të shkollës. Si të tilla, ato priren të garantojnë një standard vlerësimi në nivel kombëtar.

QSHA garanton me përgjegjësi të plotë se, edhe në rastin e shkollave profesionale, testi është bazuar në programin orientues përkatës. Programi orientues për shkollat profesionale:

https://www.ascap.edu.al/ëp-content/uploads/2020/04/Gjuh%C3%AB-shqipe-dhe-letersi-3.pdf

Ka.li/fjala.al

Të fundit

Stërvitja e fundit në Europë, vendi ku NATO përgatitet për skenarin më të keq

Shtetet e Bashkuara pas verës do të vendosin se sa do ta zvogëlojnë praninë e tyre ushtarake në Evropë....

A po luan Trump një bllof me luftën në Iran, që në fund të bëjë pazar?

Nga Kreshnik Spahiu Faktikisht SHBA nuk hyri në asnjë luftë të re gjatë mandatit të parë të Donald Trump (2017–2021). Bllofi është një taktikë klasike e...

Tifozët e Realit në ankth/ Sëmuret Mbappe, kalon natën në spital

Këto ditë kanë qenë të vështira për futbollistin e Real Madridit, Kylian Mbappé. Francezi nuk është ndjerë mirë dhe është shtruar menjëherë në spital...

FOTOT/ Si u ndërtuan aerodromet shqiptare pranë kufirit, për të goditur fqinjët me raketa

Nga Ylli Molla Pas prishjes së marrëdhënieve me rusët, Shqipëria nisi zgjerimin e rrjetit të aerodromeve ushtarake, duke kërkuar mundësi të reja mbrojtjeje. Sipas gjeneralit...

UNICEF: Ka kolapsuar sistemi i ujit, fëmijët do të vdesin nga etja në Gaza

Gaza po përballet me thatësirë të shkaktuar nga njeriu, pasi ka kolapsuar sistemi i ujit, tha Agjencia për Fëmijë e Kombeve të Bashkuara, UNICEF,...

Lajme të tjera

Web TV