Shtohet misteri: Tupac Shakur mund të jetë gjallë. Flasin miqtë e reperit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vdekja e Tupac Shakur në vitin 1996 shokoi mbarë botën. Reperi, në atë kohë vetëm 25 vjeç, u qëllua me 4 plumba, 2 nga të cilët në kraharor, menjëherë pasi doli nga makina për të hyrë në një klub nate në Las Vegas.

Pas ngjarjes, sipas lajmeve të asaj kohe, Tupac kaloi 6 ditë në koma, teksa miqtë e tij i qëndronin në tokë më turne, nëqoftëse armiqtë ktheheshin për të përfunduar punën e për ta vrarë njëherë e mirë në spital, deri sa ai humbi jetën nga gjakderdhja e brendshme. Por sipas një miku të tij, shprehur për një dokumentar dedikuar vdekjes së Tupac Shakur, ka ende dyshime, edhe 24 vite më vonë.

Ai thotë se e ka shoqëruar reperin drejt spitalit pas atentatit dhe deri aty, pavarësisht situatës, 25 vjeçari ka qeshur. Dhe ai nuk e kupton, duke hedhur sërish dyshime, se si një njëri mund të qeshë e të bëjë muhabet e më pas të shpallet i vdekur.

I pyetur nëqoftëse ai beson se Tupac mund të jetë ende gjallë, miku thotë: “Ndoshta, me Pac, asnjëherë nuk i dihet”. Edhe pse kanë kaluar 2 dekada nga vdekja e tij, familjarët dhe miqtë ende nuk e besojnë se reperi më i famshëm i asaj kohe, ka vdekur, duke shtuar gjithnjë e më shumë dyshimet dhe misterin që shoqëron vdekjen e tij.

“Është njësoj si njerëzit të presin që Jezu Krishti të rikthehet nga vdekja dhe të thotë ja ku jam” thonë miqtë e tij më të ngushtë./Fjala.al/Burimi:Mirror

Të fundit

Kosovë, 5% më shumë raste me kancer çdo vit

Në Kosovë, numri i rasteve të reja me kancer po rritet me një ritëm prej rreth 5% çdo vit,...

Yamal kalon parashikimet! Sa centimetra është rritur krahasuar me debutimin?

Lamine Yamal ka habitur stafin teknik me ndryshimet fizike të regjistruara gjatë matjeve parasezonale. Sulmuesi i talentuar, që tashmë është 18 vjeç, është matur me...

Agron Shehaj dhe Arlind Qori po fërkojnë barkun… por për sa kohë?

Agron Shehaj dhe Arlind Qori po fërkojnë barkun po aq sa Edi Rama dhe Sali Berisha. Pas konfliktit të Endri Shabanit me Adriatik Lapajn...

Cilat janë 4 frutat e thata që forcojnë zemrën, kockat dhe trurin

Frutat e thata janë një burim i madh antioksidantësh që kontribuojnë në shëndetin tonë afatgjatë. Më poshtë do të gjeni 4 frutat e thata...

“Në Vlorë po shkon çmimi 10 mijë euro metri katror”. Gazetari zbulon arsyen

Gazetari Elkier Bushkola është shprehur se në Vlorë pritet të ketë një bum ndërtimesh gjatë kësaj periudhe. Komentet Bushkola i bëri në emisionin ‘Off the...

Lajme të tjera

Web TV