7 të arrestuar në Tiranë/Dhunë, vjedhje dhe aksidente rrugore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Tiranës ka arrestuar shtatë persona, dy nga të cilët janë shpallur në kërkim.

Të arrestuarit akuzohen për vepra të ndryshme penale .
Sipas njoftimit të policisë në pranga u vu shtetasi Xh. Ç., 18 vjeç, banues në Tiranë. “Ky shtetas qarkullonte me mjet motor me drejtues shtetasin E.S., dhe  gjatë kontrollit fizik  ju gjet dhe ju sekuestrua në cilësinë e provës materiale 16 gr lëndë narkotike e dyshuar cannabis sattiva. Në vijim të veprimeve u procedua penalisht shtetasi E.S., 22 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, sqaron policia.

Nga ana tjetër një 28- vjeçar me inicialet A.V dhe një 34-vjeçar me inicialet O.C akuzohen për veprën penale janë arrestuar pasi kishin thyer masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Ndërkaq, një 32-vjeçar u arrestua për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim dhe një 33-vjeçar për vjedhje dhe dhunë në familje.

Po ashtu policia arrestoi një 22-vjeçar pasi tek mbikalimi në Qafë Kashar, duke drejtuar mjetin tip “Ford” ka aksidentuar këmbësorin  Z.Z.,i cili ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore. Ndërsa një 21 vjeçar u arrestua pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse dhe në gjendje të dehur./Fjala.al/Ke.Ba

Të fundit

Tensione në Parkun Olimpik, PD konteston votën e Greqisë: Si erdhën befas?

Ka nisur me tensione numërimi i votave në qarkun e Korçës. Partia Demokratike ka kërkuar ndarjen e votave të diasporës...

Përplasja Këlliçi-Brace, policia zbulon çfarë gjeti në zyrën e Partisë Socialiste

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e prokurorit të gatshëm pranë SPAK, janë duke kryer të gjitha veprimet procedurale dhe hetimore,...

PS thellon avantazhin pas numërimit të 6 kutive në Qarkun e Korçës

Procesi i numërimit të votave ka nisur në Qarkun e Korçës, ku deri tani janë numëruar 6 kuti votimi, nga gjithsej 429 kuti në...

Sondazhet janë kundër tyre, Lapaj dhe Shehaj flasin pas votimit

Drejtuesi i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, në një prononcim për mediat komentoi përfundimin e procesit të votimit dhe nisjen e hapjes së kutive për...

Kamëz, një kuti votimi shpallet e pavlefshme, fletët dolën nga kapaku i dëmtuar

Procesi i numërimit të votave pritet të nisë nga momenti në moment në shkollën "Hillary Klinton" në Kamëz, por mësohet se nga 89 kuti...

Lajme të tjera

Web TV