COVID-19/Humbje jetësh dhe të infektuar, ja shifrat e fundit nga Italia

44 persona kanë humbur betejën me koronavirusin 24 orët e fundit në Itali. Ndërkohë mësohet se gjatë këtyre orëve 338 persona kanë dalë të infektuar.

Krahasuar me shifrat e ditëve më parë, ky numër është më i ulëti gjatë kësaj periudhe. Aktualisht në Itali janë: 236.989 raste pozitive e 34.345 të vdekur.

Ndërkohë, të shtunën , u raportuan 78 njerëz të vdekur dhe 346 të infektuar të rinj me koronavirus.

Që nga fillimi i pandemisë në Itali, më 21 shkurt 2020, janë evidentuar rreth 237 mijë të infektuar. Prej tyre, më shumë se 34 mijë kanë humbur jetën./Fjala.al/Ke.Ba