Drita merr kryesimin e Superligës së Kosovës, pas suksesit në Mitrovicë

Drita fitoi një transfertë që shifrat nuk tregojnë vërtet shkallën e vështirësisë.

Superliga e Kosovës po ofron një panoramë të bukur të futbollit edhe pse pa praniën e tifozëve, madje ka luftë për kreun, ashtu dhe për rënien nga elita. Drita është rikthyer në krye të klasifikimit së Superligës pasi mposhti Trepçën ’89 me rezultatin 0-2 në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë, një transfertë që shifrat nuk tregojnë vërtet shkallën e vështirësisë.

Drita është tani në krye të Superligës me 49 pikë, dy më shumë se Prishtina në vendin e dytë dhe tre më shumë se Ballkani në vendin e tretë. Kjo premton betejë të bukur deri në fundin e Korrikut.

Golat për  skuadrën mike i shënuan Xhevdet Shabani në minutën e 17-të dhe Kastriot Rexha në minutën e 69-të. Në ndeshjen tjetër, Gjilani ka mposhtur Ferizajin me rezultat 0-3 duke mbajtur presionin me skuadrat e kreut, e duke mos e bërë të sigurt kalimin e tyre në kupat kontinentale. Golat për “Skifterat” i shënuan Progni (2′), Nikac (31′) dhe Hajdari (52′).