Legjionarët/Hysaj është në finale të Kupës, por “çalon” në vlerësimin personal

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përtej një sezoni me luhatje në planin personal, që natyrshëm u përkeqësua për shkak të shpërthimit të epidemisë së virusit korona, futbollisti i Kombëtares kuqezi, Elseid Hysaj, ka hedhur të shtunën në mbrëmje një hap drejt një trofeu të mundshëm, teksa skuadra në të cilën ai militon, Napoli, ka siguruar vendin në finalen e Kupës së Italisë.

Skuadra e shqiptarit ka eliminuar Interin duke siguruar kështu një biletë për sfidën e madhe të së mërkurës ndaj Juventusit në Stadiumin “Olimpiko” të Romës. Napolitanët barazuan me rezultatin 1-1 në shtëpi, në sfidën e mbrëmjes, ndërkohë që patën triumfuar me rezultatin 1-0 në shtëpi në takimin e parë, të luajtur para plot 3 muajsh, duke shkuar kështu në finale.

Duhet theksuar se meritë për këtë kualifikim ka padyshim portieri Ospina, që ishte vendimtar me pritjet e tij. Ndërkohë, sa i përket paraqitjes së tij në këtë takim, ajo nuk është vlerësuar edhe aq lart nga ekspertët e futbollit italian, që kanë vënë theksin tek forma e tij fizike. Shkodrani u vlerësua me notën 5.5 nga media italiane në Internet, “Tuttomercatoweb”.

“Në pjesën e parë ndër më të dobëtit në fushë, – shkruan faqja në fjalë duke motivuar notën e saj. – Kandreva e vendos sistematikisht në telashe. Më mirë në gjysmën e dytë të lojës.” Ndërsa ka të njëjtën vlerësim në notë, faqja tjetër sportive e specializuar italiane “Calciomerkato”, shkruan “Hysaj 5.5: Titullar në mënyrë surprizë duke marrë vendin e Mario Ruit.”

“Luan në krahun e majtë dhe humbet shumë ndaj Kandrevas që është më mirë fizikisht”, – përfundon faqja në fjalë. Për sa i përket lojtarit më të mirë të ndeshjes, ai ishte padyshim portieri i Napolit, Davide Ospina. Në dritën e kësaj paraqitjeje, mbetet për t’u parë nëse trajneri i Napolit, Xhenaro Gatuzo, do të vazhdojë t’i besojë mbrojtësit kuqezi edhe për finalen e madhe të së mërkurës ndaj Juventusit./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Gazetari thirrje SPAK-ut: Hetoni ata që morën mbi 20 mijë vota

Gazetari Poli Hoxha komentoi në “Off the Record” me Andrea Dangllin dhe fenomenin që u shfaq në këto zgjedhje,...

Mero Baze: PD duhet të hetojë veten sesi ka bërë kaq shumë gjëra për të humbur

Humbja shokuese në zgjedhjet e 11 Majit, duket se ka çoroditur dhe strategjinë e mbrojtjes së humbjes nga vetë Partia Demokratike. Deri më tani...

NASA zbulon pasuri të pallogaritshme ari në thellësitë e oqeanit

Oqeanet mbajnë rezervat më të mëdha të arit në botë, por ato janë ende të paarritshme. Një ekip shkencëtarësh të NASA-s ka zbuluar se oqeanet...

Spartak Ngjela: Berisha thotë se i janë vjedhur 28 mandate, por në parlament shkon

SPARTAK NGJELA - Nuk ka me qesharak sesa humbësi i zgjedhjeve Sali. Ai paska vendosur të mos bëjë revolucion; edhe pse ai nuk i...

Kosovë, djali i çiftit të famshëm del në listën e fëmijëve me inteligjencë superiore

Djali i çiftit të njohur të showbizit shqiptar, këngëtarit Gjiko dhe moderatores Elita Rudi, është vlerësuar me nivel të lartë inteligjence (IQ 125), në...

Lajme të tjera

Web TV