“Shpëto të ardhmen”/Maturantët protestë para ministrisë, bllokojnë rrugën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Maturantët kanë dalë sërish sot të protestojnë për shkak të pakënaqësive të krijuara nga provimi i Gjuhë-Letërsisë, për të cilin kanë deklaruar se nuk ka qenë sipas udhëzimeve.

Maturantët po protestojnë para Ministrisë së Arsimit Sportit dhe Rinisë duke kërkuar rivlerësim të testit dhe uljen e kufirit për notën 9 dhe 10.

Maturantët kanë bllokuar sot rrugën dhe shprehen të vendosur që t’i shkojnë deri në fund protestës së tyre.

“Nuk u është përgjigjur kërkesave tona. Kërkesat tona nuk janë marrë në shqyrtim. Kërkesat tona nuk janë lexuar, drafti ynë është lënë mënjanë. Ne do protestojmë derisa ai draft të shkojë në dorë të sigurt dhe ta lexojnë dhe ta shqyrtojnë ekspertë të fushës.

Përsa i përket maturantëve nuk do ishte e denjë sepse na shtypim me eksperiencën e tyre. Por tryeza e tyre do zhvillohet me dyer të hapura. Nëse do futemi në provimin e matematikës ose jo, gjithçka varet nga protesta e sotme”, shprehet një maturant.

Ndërsa një maturante tjetër tha se kërkesat e tyre nuk janë marrë parasysh nga Komiteti i Maturës Shtetërore. Sipas saj, notat që do dalin nga testi i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë duhet të hidhet poshta.

“Ajo çka ne po kuptojmë është që na kërkuan një draft, ne e bëmë draftin, ua plotësuam kërkesat që ata kishin me përpikmëri dhe sërish e hodhën poshtë draftin. Ne sot ndihemi edhe më shumë të fyer. Kërkesat tona nuk janë marrë parasush. Ajo notë nuk është e vlefshme as për mua dhe as për maturantët e tjerë”, tha ajo.

Dje maturantët dorëzuan në MAS draftin me të gjitha problematikat që ata mendojnë se kishte testi i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, duke sjellë edhe pyetje konkrete, të cilat janë pakuptimta dhe thuajse të pamundura për t’iu përshtatur një alternativë./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

A ke përdorur drogë? Ja si u përgjigj Rama për gazetën gjermane

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për “Die Ziet” ku ka folur për fëmijërinë dhe arritjet e tij...

7 persona vdiqën nga kequshqyerja në Gaza brenda 24 orëve

Shtatë persona të tjerë kanë vdekur nga kequshqyerja në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, tha Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga...

Real Madrid gjen mbrojtësin perfekt, luan në La Liga!

Pavarësisht 4 transferimeve të bujshme që ka bërë tani, përfshi edhe qendërmbrojtësin Dean Hujisen, Real Madrid nuk e ka mbyllur ende merkaton dhe planifikon...

Rama: Kemi bërë reforma që nuk kanë ndodhur që prej 1912

Në një intervistë për revistën gjermane ZEITmagazin, Kryeministri Edi Rama është ndalur te lufta kundër korrupsionit. I pyetur nëse korrupsioni është i përhapur në radhët...

Xhepat bosh, bankat plot, paradoksi shqiptar i kursimeve

Të varfër, por me kursime në banka. Në një kohë që gati 42 për qind e popullsisë kanë në xhepa më pak se 550...

Lajme të tjera

Web TV