10 citimet më interesante të Moikom Zeqos

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lajmi për ndarjen nga jeta të studiuesit, shkrimtarit dhe publicistit të njohur Moikom Zeqo mërziti jo pa njerëz mëngjesin e kësaj të hëne.

Moikom Zeqo është një nga më aktivët në këto 30 vjet në politike dhe publicistikë. Ai është autori i 62 librave me poezi, studime arkeologjike, për historinë e artit, si dhe të një numri skenaresh për filma kinematografike e televizivë me karakter arkeologjik dhe kulturor.

Ka marrë disa herë çmime të para për librat e tij. Krijime të Moikom Zeqos janë përkthyer në gjuhët anglisht, frëngjisht, greqisht, italisht, serbokroatisht, bullgarisht, rumanisht, polonisht, danisht, esperanto, gjermanisht. Është autor i tre ekspozitave vetiake në pikturë.

Gazeta “Fjala” sjell sot 10 thëniet e tij më të famshme në këtë dhjetëvjeçarin e fundit. Këto thëni kanë mbetur gjatë tek shqiptarët dhe shpesh na kanë bërë të reflektojmë.

  1. “Vetë kryeministri Rama është shprehur në mënyrë të skajshme, tejet përgjithësuese për “kazanin mediatik”. Të ashtuquajturit opinionistë, apo analist të mediave, në të vërtetë kanë bërë akrobacia fjalësh, të strukturuara sipas thashethemnajave të kafeneve, pra kanë  thënë më tepër marrëzira, që kanë dashur t’i shesin si profecira”. (Gazeta “Dita”, 17 gusht 2017)
  2. Jam shprehur se në mungesë të respektimit të Kushtetutës politika shqiptare ka eksperimentuar ekuacione të pabesueshme, që nuk gjenden në asnjë vend tjetër të botës. Marrëveshja Rama dhe Basha në 17 maj befas formuloi një Qeveri Trinitare. Në këtë Qeveri kishte ministra të PS-së, PD-së dhe LSI-së. Ministritë më substanciale siç janë Ministria e Punëve të Brendshme, Arsimi etj., ishin nga ministra të caktuar nga PD, 7 të tillë, që bënin kështu një mazhorancë brenda qeverisë, pa harruar edhe postin e zv/ kryeministrit.   (Gazeta “Dita”, 17 gusht 2017)
  3. Kushtetuta thotë shprehimisht se të drejtën juridike të qeverisjes e ka partia që fiton zgjedhjet e përgjithshme politike, ose koalicioni gjithashtu fitues.  Në 2013 dihet se PD i humbi zgjedhjet e përgjithshme dhe doli në opozitë. Nuk ndodh në asnjë vend të botës, që një parti humbëse e zgjedhjeve elektorale të ketë numrin më të madh të ministrave në një qeveri të PS-së por dhe të LSI-së, që në realitet i kishin fituar zgjedhjet në 2013. Kjo Qeveri Trinitare nuk qe në thelb qeveri teknike. Tjetër status juridik dhe kushtetues ka qeveria teknike. (Gazeta “Dita”, 17 gusht 2017)
  4. Për sa i përket themelimit të PS-së, unë s’kam qenë në brendi të krijimit, mirëpo kujtoj se në muajin prill të ’91- shit kam qenë në zyrën e Ramiz Alisë ku kemi paraqitur raportin që do të bëhej në Kongresin e 10-të të Partisë së Punës, që u bë Kongresi i Partisë Socialiste. Kam ende procesverbalin e asaj mbledhjeje, ku jam ngritur dhe kam mbajtur fjalën e radhës. Kam thënë se duhej hequr emri i Partisë së Punës, pasi partitë lindin dhe vdesin, por Shqipëria ka më tepër rëndësi. Po ashtu, kërkova të hiqej formula marksizëmleninizëm, të ridimensionohej figura e Enver Hoxhës e të kalohej në një parti të tipit social-demokrat. (Gazeta “Panorama”, 15 tetor 2019)
  5. Nga politika më largoi Fatos Nano, prej kapriçove të tij. Unë isha ministri i tij i Kulturës, por kur u ktheva nga Amerika, ku gjatë viteve ’96-‘97 isha për studime, ai vendosi që unë të mos kisha asnjë lloj posti, pavarësisht angazhimit intensiv gjatë viteve ’92-1996. Mund të them se gjatë kapitalizmit, kam qenë me pozitë vetëm gjatë kohës kur isha drejtor i Muzeut Historik Kombëtar, nga ’98-2006-ta. (Gazeta “Panorama”, 15 tetor 2019)
  6. Vajza e Lasgush Poradecit, Maria më thotë: “Ti Moikom, je shkrimtari më i përmendur në ditarët e babit”. Kemi qenë miq. Kujtoj se kur shkonim për ndonjë drekë, apo kur i bëja ndonjë dhuratë, ai e shënonte. Ka qenë njeri shumë i mirë e i ditur. Diskutonim shumë për kulturën. Për shembull flisnim për Emanuel Kantin, të cilin ai e lexonte. Lasgushi mbështeste tezën e tij se një njeri e percepton estetiken në mënyrë subjektive, përmes ndjesive të tij, ndërsa unë thosha se e bukura estetike është diçka e pavarur, objektive. Përpos kësaj, Lasgushi kishte dijeni të mëdha për pikturën, pasi kishte kryer studimet si piktor. Është gjynah që e la! Një poet estet shumë i madh, që kreu doktoraturën në moshën 33-vjeçare, shumë më përpara Eqerem Çabejt e të tjerëve. (Gazeta “Panorama”, 15 tetor 2019)
  7. “Dëmet nga tërmeti kanë qenë të shumta. Dëmtimet ishin të shumta në Durrës e Thumanë. Ka dy elementë të gabimit njerëzor, e para ndërtimet në zona Kënetore në Durrës dhe gabimi i dytë njerëzor është se disa banesa që ishin shpallur të pabanueshme, u banuan. Pushteti vendor gaboi, por nuk kam dëgjuar që kryebashkiakët të kërkojnë falje. Një analizë e thellë do të nxirrte përgjegjësitë. Duhet një mea culpa e pushtetit vendor. Më 26 nëntor 2019 kishim një shtet prej kartoni”. (“News 24”, 11 dhjetor 2019)
  8. “Vështirë të ringrihen monumentet e kulturës që janë dëmtuar nga ky tërmet. Kjo sepse mungojnë specialistët. Unë kam kritikuar edhe Ministrinë e Kulturës. Nuk kishim një shtet të emergjencës. Kjo administratë nuk ka specialistë, por ka njerëz të komanduar në punë. Administrata është e papërshtatshme, Kryesisht vënë njerëz me njohje e nuk ka specialist. Unë kam ngritur zërin që Ministria e Kulturës të restaurojë ata ndërtesa historike që u shkatërruan. Ne nuk kemi specialistë për të bërë rikonstruksione. Nuk e kuptoj sesi ne heshtim përballë kësaj kasaphane. Nuk ishte pabesi, natyra ka punët e saj. Durrësi ka pësuar tre tërmete, edhe dy më herët në shekullin e parë dhe të katërt. Vdekja e 51 persona është bilanc i rëndë për vendin. Edhe dëmi ekonomik ishte i madh”, tha Zeqo”. ”. (“News 24”, 11 dhjetor 2019)
  9. Vdekja e Maks Velos me pikëlloi. Kujtova me ngulm të hovshëm dhe nostalgjik çastet, takimet dhe bisedat me të. Por është e vështirë të shkruash me një stil epigramatik diçka përfundimtare për këtë artist të shqetësuar si rrallëkush. Maks Velon e kam njohur dhe takuar për herë të parë në vitin 1970. Fytyra e tij mua më kujtoi portretin e poetit amerikan Ezra Paund. Ja thashë këtë gjë Maksit. Vetëm buzëqeshi dhe më tha :”Ndoshta!”. (Gazeta “Dita”, 14 maj 2020)
  10. Shembja de facto e kompleksit të Teatrit Kombëtar jo vetëm e thelloi konfliktin 30 vjeçar të partive politike (të mos harrojmë se janë që të gjitha shqiptarë të shkretët!) – por shtoi dhe një konflikt me organizatat ndërkombëtare për monumentet, si predikat të izolimit ndaj Europës së Bashkuar. Politika konfliktuale – pa asnjë kompromis është një mentalitet primitiv, bajraktarist, iluzionist dhe pa të ardhme. Monumentet e kulturës nuk janë një atu dhe  alibi për partitë politike – por janë fushë ekskluzive e  specialistëve dhe dijetarëve, e legjislacionit special për Trashëgiminë Kulturore  të rrezikuar frikshëm sot në Shqipëri. (Gazeta “Dita,” 18 maj 2020)
Lexo edhe :  Meta do votojë në burgun “313”, Partia e Lirisë thirrje medieve ta transmetojnë “live”

 

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Gara brenda PD për mandatin në Tiranë, thellohet diferenca mes Tabakut dhe Alimehmetit!

Garë e ethshme brenda PD për mandatin e Tiranës. Nga numërimi i 814 kutive, Jorida Tabaku ka fituar terren...

PS në festë, Berisha në protestë

Kreu i PD-së Sali Berisha pas humbjes së thellë në zgjedhje e sheh “shpëtimin e vetes” në mosnjohjen e rezultatit duke mbajtur protestë më...

Horoskopi i ditës së enjte, 15 maj 2025

Nga Paolo Fox Dashi Gjatë orëve të ardhshme do të jetë e rëndësishme ta sqaroni se çfarë dëshironi. Sa i përket punës, mund të lindin mundësi...

1 në 3 shqiptarë jeton në kushte të vështira ekonomike, theksi te të moshuarit

Një në tre shqiptarë jetoi në kushte të vështira ekonomike gjatë vitit të shkuar. Kjo, sipas Avokatit të Popullit, për shkak të nivelit të...

Lajme të tjera

Web TV