Amaneti i fundit Moikom Zeqos, homazhet shtyhen për në fundjavë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndarja nga jeta e shkrimtarit, akademikut dhe personazhit të njohur të kulturës Moikom Zeqo, shkaktoi hidhërim të madh.

Duke e ditur se sëmundja nga e cila vuante prej disa vitesh, leucemia akute, nuk i linte shpëtim, i ndjeri kishte lënë edhe amanetet e fundit.

Ai kishte kërkuar që të varrosej në Tiranë dhe kishte kërkuar që homazhet në nder të tij të mbaheshin tek Muzeu Historik.

Kjo pasi ky institucion u drejtua prej tij nga viti 1997 deri në vitin 2005. Por homazhet mund të shtyhen për në fundjavë, kjo pasi i biri ndodhet në Amerikë.

Me vendim të familjes, Moikom Zeqo nuk do të përcillet në banesën e fundit, pa iu dhënë lamtumira nga djali dhe shtyrja e homazheve do të ndodhë, në pritje që i biri të ketë mundësi të vijë në Shqipëri.

Ndarja nga jeta e Mojkom Zeqos është një humbje e madhe për kulturën dhe botën e letrave shqipe, Ai do të mbetet një zë i veçantë dhe me vlera në fondin, identitetin dhe trashëgiminë e kulturës shqiptare./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Darka luksoze, ish-ministrja kroate dënohet

Një ish-ministre kroate, e cila veçse ishte dënuar për korrupsion, iu shqiptua një dënim tjetër më 2 shtator për...

Këshilli i Ministrave: Shpërblim për efektivët e zjarrfikësit që luftuan me flakët

Këshilli i Ministrave ka miratuar sot vendimin për shpërblimin e të gjithë punonjësve të Forcave të Armatosura, Policisë së Shtetit, Mbrojtjes Civile dhe shërbimeve...

Gjendet një person i pajetë në Korçë, dalin detajet e para

Një 70-vjeçar është gjetur pa shenja jete ditën e sotme në banesën e tij në Korçë, ku jetonte i vetëm. Përmes një njoftimi, Policia bën...

Sa shanse ka Edi Rama të heqë nga qarkullimi paranë ‘cash’?

Shkruar nga DW / Edi Rama njoftoi së fundi një plan ambicioz: ai do ta shndërrojë Shqipërinë në shtetin e parë në botë që...

A ka nevojë të desorosifikohet Shqipëria?

ANDI BUSHATI - Lapsi Sali Berisha në stilin e tij proverbial i është përveshur edhe njëherë George Sorosit dhe të birit të tij, duke...

Lajme të tjera

Web TV