Berat/ Makina me shpejtësi të lartë del nga rruga e përfundon në kanal

Një aksident ditën e sotme për pak sa nuk i ka marrë jetën tre të rinjve në Berat. Ata po udhëtonin me shpejtësi të lartë me mjetin tip ‘Toyota’ me targa AA 492 UM, drejtuesi i të cilit ka humbur kontrollin në dalje të qytetit e më pas mjeti ka përfunduar në kanal.

Dyshohet se garat e shpejtësisë mes të rinjve kanë bërë që drejtuesi i mjetit të ketë humbur kontrollin dhe makina ka rrëshqitur në kanal.

foto galeri

foto galeri

foto galeri

Të rinjtë kanë shpëtuar pa lëndime, edhe pse përplasja e mjetit ka qenë e fortë.

Në vendngjarje kanë shkuar ekspertë të policisë rrugore, të cilët po kryejnë ekspertizën e vendit të aksidentit që fatmirësisht nuk shënoi as të lënduar mes kalimtarëve në këtë lagje.

Ka.li/fjala.al