Gabimet që duhet të shmangim për një gjumë të shëndetshëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nevojat e njerëzve për gjumë janë të ndryshme. Gjumi është një element i rëndësishëm e i pazëvendësueshëm për shëndetin. Sipas një studimit të Agroweb, ku morën pjesë mbi 1 milion njerëz të rritur, sugjeron se shëndeti i mirë i zemrës kërkon 6 deri në 8 orë gjumë.

Studiuesit analizuan të dhënat e individëve që flinin 6-8 orë gjumë me të tjerët. Gjetjet treguan se individët që flenë më pak se 6 orë gjumë janë 11 përqind më të rrezikuar nga vdekja e parakohshme prej sëmundjeve të zemrës ose ishemisë. Nga studimi rezultoi se njerëzit që flenë më shumë se 8 orë janë 33 përqind më të rrezikuar.

Të dhënat e këtij studimi u prezantuan më herët në këtë vit në takimin e radhës të Shoqatës Evropiane Të Kardiologjisë që u mbajt në Munih të Gjermanisë. Ekspertët pranuan se gjumi ndikon në shumë procese biologjike siç është metabolizmi i glukozës, tensioni i gjakut dhe inflamacioni. Të gjitha këto procese nga ana tjetër ndikojnë tek sëmundjet kardiovaskulare.

Sipas tyre, njerëzit duhet të shmangin mungesat afatgjata të gjumit ose fjetjen e tepërt në të mirë të shëndetit të tyre. Për të garantuar këtë, sipas AgroWeb ju nevojiten hapat e mëposhtëm:

Më shumë dritë gjatë ditës

Drita natyrale gjatë ditës e mban ritmin biologjik të trupit në nivele të shëndetshme por edhe siguron që cilësia dhe kohëzgjatja e gjumit do të jetë në nivele optimale. Përpiquni të jeni sa më në kontakt me dritën natyrale gjatë ditës.

Më pak nuanca blu gjatë mbrëmjes

Ekspozimi ndaj dritës artificiale me ngjyrë blu është i keq për trurin. Ky ndriçim e mashtron trurin dhe e bën të mendojë se është akoma ditë dhe pengon prodhimin e melatoninës, hormonit të gjumit. Përpiquni të mos shikoni televizor, tabletë apo celular të paktën 2 orë përpara se të bini për të fjetur.

Lexo edhe :  Një telefonatë nga Tirana fut në 'sherr' Melonin me Macronin

Gjumi me orar

Ritmi biologjik i trupit ka nevojë për rregull dhe përpikmëri. Kur flini dhe zgjoheni në një orar të caktuar keni një gjumë më cilësor.

Suplementët e Melatoninës

Melatonina është një hormon kyç për gjumin cilësor. Suplementët e melatoninës që blihen në farmaci duhet marrë 30-60 minuta përpara se të bini për të fjetur.

Mos pini alkool

Pirja e alkoolit ka një ndikim negativ tek gjumi dhe hormonet. Alkooli përkeqëson simptomat e gërhitjes dhe pagjumësisë.

Dhoma e gjumit

Dhoma e gjumit duhet të jetë në errësirë, e pastër dhe e ajrosur mirë. Temperatura e ajrit në dhomë duhet të jetë rreth 20 gradë celsius por jo shumë e ngrohtë dhe as shumë e ftohtë.

Ushqimi përpara gjumit

Ekspertët thonë që ushqimet me karbohidrate duhen konsumuar disa orë dhe jo disa minuta para gjumit.

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Titulli kampion i takon Napolit të Contes, Inter bën detyrën ndaj Comos

Napoli fiton zyrtarisht titullin në Serie A. Napoletanët “kurorëzohen” si kampion në Itali, pas triumfit 2-0 ndaj Cagliarit, në...

Gjykata rrëzon Trump për çështjen e Universitetit të Harvardit

Një gjykatë federale në SHBA ka pezulluar përkohësisht vendimin e administratës Trump për t’i ndaluar Universitetit të Harvardit regjistrimin e studentëve ndërkombëtarë. Vendimi erdhi disa...

“E pabesueshme!” Një anije mallrash përfundon në kopshtin e një burri norvegjez

Një burrë norvegjez ka folur për momentin “e pabesueshë,” kur u zgjua për të zbuluar se një anije kontejnerësh 135 metra e gjatë ishte...

Një grua sulmoi me thikë 12 persona, gjermanët shohin tmerr me sy

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Gjermani. Sipas mediave të huaja, mësohet se në stacionin e trenit në Hamburg një grua...

Ancelotti prek në zemër tifozët madrilenë: Pas Realit, nuk kam më…

Kundër Real Sociedad në “Bernabeu”, Carlo Ancelotti do drejtojë të shtunën për herë të fundit nga stoli Real Madridin. Trajneri 65-vjeçar doli para mediave...

Lajme të tjera

Web TV