Grabitën minoritarët grekë, arrestohen 2 persona në Sarandë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë në Sarandë, pasi akuzohen për një sërë vjedhjesh në fshatrat minoritarë grekë.

Policia ka arrestuar Mentor Bejko dhe Flamur Kalemi si autorët e një sërë vjedhjesh seri në fshatrat minoritarë.

Policia bën me dije se ditën e djeshme këta 2 autorë kishin vjedhur disa bagëti të imta dhe u arrestuan pasi po udhëtonin me motor dhe u ndoqën nga u arrestuan dhe më pas iu sekuestrua edhe një thikë.

Ndërsa disa ditë më parë në fshatin Krane, këta persona kishin vjedhur 3 banesa duke marrë 120 mijë lekë.

Njoftimi i policisë:

Sarande

Finalizohet një tjetër operacion për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjeve, i koduar “Kraneja”.

Arrestohen në flagrancë dy shtetas që tentuan të largoheshin, të cilët u kapën gjatë ndjekjes nga shërbimet e Policisë.

Zbardhen dhe disa vjedhje të tjera në banesa, që dyshohet se janë kryer nga këta dy shtetas.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e vjedhjeve në banesa, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, si dhe për kapjen e vënien para drejtësisë të autorëve, Policia e Sarandës, gjatë operacionit të koduar “Kraneja”, ka goditur një tjetër rast në fushën e vjedhjeve dhe ka zbardhur dhe disa raste të ndodhura më parë.

Më datë 14.06.2020, shtetasit M. B., 42 vjeç dhe E. K., 38 vjeç, banues në fshatin Gjashtë, Sarandë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë vjedhur disa bagëti të imta të shtetasit E. M., Sarandë.

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë organizuar punën dhe kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, duke bërë të mundur identifikimin e autorëve, të cilët në momentin që kanë parë shërbimet e Policisë kanë tentuar të largohen me shpejtësi me një motomjet, por janë kapur në flagrancë gjatë ndjekjes nga shërbimet e Policisë. Pas kontrollit të ushtruar Policia u ka gjetur edhe një mjet prerës, i cili është sekuestruar në cilësinë e armës së ftohtë.

Lexo edhe :  Sarandë, policia gjen një pistoletë në çantën e dy të rinjve që u plagosën

Gjithashtu, nga hetimet e kryera, dyshohet se këta shtetas janë autorë të vjedhjeve së 3 banesave në pronësi të shtetasve O. S., N. S. dhe A. K., në fshatin Krane, disa ditë më parë, ku dyshohet se kanë marrë orendi shtëpiake me vlerë rreth 120.000 lekë.

Materialet do t’i referohen Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

Edi Rama falenderon çunat që çmontuan strukturën metalike të lokalit

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kryeministri Edi Rama ka falenderuar ata individë që i janë bindur urdhrit...

Shpëtuan të moshuarin që po digjej në shtëpi, Ilir Proda falenderon policinë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka falenderuar përmes një mesazhi punonjësit e policisë të cilët shpëtuan një të moshuar i...

Lapaj: Në 2 muajt e fundit kam refuzuar oferta nga PS

“Në dy muajt e fundit, mua më kanë ardhur oferta nga Partia Socialiste për mandatin. Nuk kam pranuar, i kam refuzuar totalisht”. Kështu u shpreh...

Djali i Joe Biden: Babait i dhanë ilaç gjumi para debatit me Trump

"I dhanë ilaç gjumi dhe ishe i lodhur". Kështu ka deklaruar djali i ish-Presidentit të SHBA, Joe Biden për debatin që i ati i...

“Lapaj dhe Shabani, t’ju jap një lëpirëse të dyve”

sh-deputeti Ralf Gjoni ka komentuar këtë mbrëmje në emisionin "Now" me Erla Mëhillin përplasjen mes Adriatik Lapajt të "Shqipëria Bëhet" dhe Endrit Shabanit të...

Lajme të tjera

Web TV