Protesta e maturantëve/Reagon pedagogia: 15 pikëpyetje në 30 pyetjet e letërsisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prej disa ditësh maturantët protestojnë duke kërkuar mundësi për rivlerësimin e provimit, uljen e katofit (skemës së pikëve) të vlerësimit dhe mosvlerësim të pyetjeve jashtë programit.

Me pankarta në duar, djem dhe vajza protestojnë prej disa ditësh përpara Ministrisë së Arsimit.

Në mbështetje të tyre është vënë pedagogia e gjuhës dhe shefe e departamentit të Gjuhës në Fakultetin e Histori-Filologjisë Dhurata Shehri.

Përmes një postimi në rrjetin e saj social Facebook pedagogia Shehri ka bërë një analizë ku shpalos 15 pikëpyetje në 30 pyetjet e letërsisë.

Ndër të tjera ajo fton hartuesit e tezës ta zbulojnë pse-në e kësaj teze që rreket të masë dije, por që tregon sheshit padije duke i dhënë përgjigje pyetjes 60, kuptimin e foljes ‘flliq’.

Postimi i plotë

1.Pyetja 33 janë dy alternativa asnjëra krejtësisht e saktë, por të dyja me nga një pjesë të saktë: pra as shkallëzim dhe apostrofë, as pasthirmë dhe enumeracion, por enumeracion dhe apostrofë

  1. Pyetja 34, alternativa d që është dhënë si e saktë është e gabuar, pasi e sakta është kombinimi i alternatinës c me një pjesë të alternativës d (ndonëse kjo alternativë është formuluar gabim – imazhet në këtë stofë nuk ngjeshen (“ngjesh imazhet”) dhe sidomos ato nuk kanë ritëm që të shpejtohen (pak më parë u është kërkuar nxënësve të vënë në pah mungesën e foljes – po ritmin nga ta gjejnë pastaj???)
  2. Pyetja 37, nuk është vetëm njëra alternativë e saktë, por të paktën dy, a dhe c, ndonëse asnjëra nuk është e formuluar saktë.
  3. Pyetja 38, të sakta mund të konsiderohen të paktën tre alternativa a, c, d, ndonëse asnjëra nuk është e formuluar saktë.
  4. Pyetjet 39, 40. Pasi i drejton nxënësit nga një interpretim fort i dyshimtë për poezinë në pyetjen 39, u kërkon ta përforëcojnë gabimin e pyetjes 39 me përgjigjet e pyetjes 40.
  5. Pyetja 42, të gjitha alternativat janë të pasakta kur bëhet fjalë për foljen dlirnja (ku shprehet një marrëdhënie gati katartike, një pastrim shpirtëror).
  6. Pyetja 43, ndonëse i ka të sakta alternativat për epitetin, nuk ka të saktë formulimin, në vargun e dhënë nuk ka asnjë epitet tipik lasgushian (nëse paska një të tillë).
  7. Pyetja 44, ka gabim në formulim. Në asnjë varg të poezisë së dhënë nuk kemi trishtim, e aq më pak ai qenkësh sundues.
  8. Pyetja 47 Kërkesa dhe alternativat janë formuluar me gabime të rënda konceptuale dhe terminologjike: çdo të thotë situatë sarkastike, po heroike, po realiste?, llogaritni sa e saktë mund të jetë alternative e dhënë si e saktë.
  9. Pyetja 48, është formuluar me gabime të rënda konceptuale dhe alternativa e dhënë si e saktë është kuptimisht e pasaktë: autori paska “shtjelluar” Kultin (sot mora vesh që kulti u shtjelloka) dhe që paska një “kult të heroizmit në fushën e betejës” (përgjigja e saktë sipas hartuesve të testit);
  10. Pyetja 50, shfaq gabime në terminologji në alternativën që jepet si e saktë (zhvillimi linear i aksionit), por edhe tre alternativat e tjera kanë pasaktësi në terminologji dhe koncepte.
  11. Pyetja 52, ka gabim në formulim: “Nisur nga fragmenti, vdekja e Patroklit kalon nëpër këto kulme” ( si mund të kalojë vdekja nëpër kulme, e këto kulme qenkëshin: “i bie kaska nga koka; i thyhet heshta; i bie mburoja nga supi”.
  12. Pyetja 53 “Qëndrimi ideo-emocional i autorit kundrejt personazhit mё tё dashur” është krejtësisht e gabuar konceptualisht e po aq e vjetëruar në terminologji. Rrëfimi “objektiv” është thelbi i epikës dhe jo qëndrimi “ideo-emocional i autorit”.
  13. Pyetja 54, “Duke u nisur nga fragmenti, cili nga tiparet e karakterit tё Patroklit ёshtё tipik pёr heronjtё e eposit grek” – është e formuluar gabim, pasi Patrokli, nuk është heroi tipik i eposit grek, e për rrjedhojë edhe alternativa e dhënë si e saktë a nuk është vetmja e saktë, por edhe alternativa d.
  14. Pyetja 59, asnjë nga alternativat nuk është e saktë, pasi asnjë prej figurave të renditura nuk është figura kryesore mbi të cilën organizohet imazhi i kësaj skene.
Lexo edhe :  Rama me të rinjtë/ Hapim shkollë të re teknologjie te Piramida, e inaugurojmë me Macron!

Ftoj hartuesit e tezës ta zbulojnë pse-në e kësaj teze që rreket të masë dije, por që tregon sheshit padije duke i dhënë përgjigje pyetjes 60, kuptimin e foljes FLLIQ./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Të rikthehemi tek lapsi dhe letra! Përfitimet e të shkruarit me dorë

A keni vështirësi të përthithni informacion kur studioni? Rikthehuni tek letra dhe lapsi. Sipas një studimi të fundit shkrimi...

“Boritë e humbjes u dëgjuan dje”/ Rama ironizon rezolutën e PD në PPE: Mal me broçkulla

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka nisur bashkëbisedimin me ndjekësit përmes rubrikës “Sy m’sy” në rrjetet sociale. Ai e nisi me rezolutën e miratuar këtë...

Jeruzalemi në flakë, të rinjtë palestinezë djegin çdo gjë pas urdhrit të Hamasit

Izraeli po përballet me një situatë emergjente për shkak të zjarreve të mëdha që kanë përfshirë disa pjesë të vendit, veçanërisht afër Jeruzalemit. Sipas autoriteteve,...

Shkodër/ 58-vjeçari pëson arrest kardiak duke drejtuar makinën, ndërron jetë

Një 58-vjeçar në Shkodër ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm pasi pësoi një arrest kardiak teksa drejtonte automjetin. Njoftimi i policisë Në orët e para të mëngjesit, në...

SHBA dhe Ukraina nënshkruajnë marrëveshje strategjike për mineralet e rralla

Ukraina dhe SHBA-të nënshkruan të mërkurën një marrëveshje të promovuar me forcë nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump , e cila do t’u japë...

Lajme të tjera

Web TV