Punonjësja del me koronavirus, Bashkia në Durrës mbyll dyert për qytetarët

Ditëve të fundit rastet e të infektuarve me koronavirus kanë ardhur në rritje, duke shënuar të prekur edhe në zona, ku më parë nuk kishte.

Edhe Bashkia e Durrësit rezulton tashmë “e infektuar”. Një punonjëse e bashkisë së këtij qyteti ka rezultuar pozitive me Covid-19.

Kjo ka bërë që të mbyllen dyert për qytetarët, dhe konkretisht zyra e protokollit.

Bëhet me dije se një numër i madh punonjësish janë karantinuar, ndërkohë që iu janë nënshtruar testimeve.

Zëdhënësi i Bashkisë së Durrësit, Dorjan Agolli deklaroi se edhe ai ishte në karantinë 14 ditore.

Ndërkaq, në godinën e bashkisë nuk janë lejuar qytetarët. Pritet që të bëhet dezinfektimi i saj e më pas të rikthehet shërbimi./Bl.Ba/Fjala.al