Janë rritur ndjeshëm shifrat ditore me koronavirus në Kosovë. Për 24 orët e fundit, IKSHPK-ja ka konfirmuar 129 raste të reja pozitive me COVID-19 nga 385 teste të realizuara.
Rastet e reja pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 46, komuna e Prizrenit 18 raste, komuna e Vushtrrisë 15 raste, komuna e Rahovecit 9 raste, komuna e Pejës 8 raste, komuna e Vitisë 6 raste, komuna e Gjakovës 6 raste, komuna e Lipjanit 5 raste, komuna e Drenasit 3 raste, komuna e Fushë Kosovës 3 raste, komuna e Ferizajit 2 raste dhe me nga 1 rast vendbanimet: Kmetovc-Gjilan, Glloboçicë-Dragash, Kaçanik, Mogillë-Kllokot, Mamushë, Milloshevë-Obiliq, Likoc-Skenderaj, Maqitevë-Suharekë.
Në javën e fundit në Kosovë ka pasur të infektuar me koronavirus edhe në mesin e punëtorëve të organizatave si: Posta e Kosovës, KEK, KEDS, Galeri e arteve, institucione bankare, shëndetësore, agjensione, kompani tregëtare dhe biznese private.
Gjatë 24 orëve të fundit betejën me COVID-19 në Kosovë e kanë fituar dhe 10 pacientë të tjerë duke e çuar në 963 numrin total të të shëruarëve.
Në Kosovë janë regjistruar gjithsej dhe 33 viktima nga COVID-19 të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese./En.Br./Fjala.al