Shkak kanabisi, japin dorëheqjen kryepleqtë e njësisë administrative Ishëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kanë dhënë dorëheqjen pesë nga nëntë kryepleqtë e njësisë administrative Ishëm si dhe dy inspektorët civilë të kësaj njësie. Mësohet se dhe 4 të tjerë do të jepnin dorëheqjen ditën e sotme por nuk ndodhi për shkak të mbylljes së bashkisë së Durrësit sepse dy punonjës rezultuan me COVID-19.

Burime bëjnë me dije se shkak për dorëheqjen e tyre kanë qenë kontrollet e autoriteteve policore për kanabis dhe mësohet se disa prej tyre janë shoqëruar apo proceduar gjatë aksioneve të ndryshme të policisë për të zbuluar rastet e trafikimit të lëndëve narkotike në këtë zonë

Ditët në vijim pritet të japin dorëheqjen dhe kryepleqtë e tjerë./En.Br./Fjala.al

Të fundit

Shërbime dentare me preparate të skaduara/ Arrestohen 2 dentistë, procedohen 12 të tjerë

Policia e Shtetit ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Siguria Dentare”, të zhvilluar nga Sektori për Hetimin...

Shqiptarëve u shtohet një pasuri kombëtare: Dollia. Me fund…

Nga Leonard Veizi Tani që dollia u kthye në art, për shqiptarët s’do ketë më frerë. – Me fund! Sepse Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Jomateriale ka...

Këshilli Bashkiak pritet të miratojë shembjen e 3 pallateve në Kombinat e Kinostudio

Rreth 6 vite pas ngjarjes së tërmetit të 26 nëntorit 2019, në Tiranë pritet të ndërhyhet për shembjen e detyruar të 3 pallateve të...

Përplasjet Lapaj-Shabani, Elena Kocaqi: Politika shqiptare vuan nga mungesa e burrërisë

Kryetarja e Aleancës Kombëtare Shqiptare, Elena Kocaqi, ka komentuar përplasjen e fundit për mandatin e vetëm të “Nisma Shqipëria bëhet” mes Endri Shabanit dhe...

Buxheti/ Sa para do të marrin bashkitë nga qeveria! Kush do të jenë përfitueset kryesore

Qeveria shqiptare ka miratuar ndarjen e transfertës së pakushtëzuar për të gjitha bashkitë e vendit për vitin 2025, në kuadër të Programit Buxhetor Afatmesëm...

Lajme të tjera

Web TV