“Babi më prit edhe mua”, historia e fotos së famshme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditët e Luftës së Dytë Botërore kanë sjellë histori të panumërta njerëzore, të cilat janë shoqëruar edhe nga foto që kanë bërë xhiron e botës. Përqafimet e ndarjes mes ushtarëve që shkonin në front dhe të dashurave, të fejuarave ose grave, gjithashtu janë shumë mbresëlënëse.

E po ashtu janë dhe ato të pas mbarimit të luftës, kur ushtarët ktheheshin pranë të afërmve të tyre. “Babi më prit edhe mua”, ka gjithashtu historinë e saj. Historia në fjalë ka pushtuar faqet e gazetave më të mëdha të Perëndimit, por ka qarkulluar dhe në portale anekënd botës. Ajo njihet si një prej 10 fotografive më të mira të vitit 1940, dhe pa dyshim, ka historinë e saj.

“Babi, më prit edhe mua” – është fotoja ikonë e marrë nga Claude P. Dettloff, më 1 tetor 1940. Fotoja u fiksua teksa Regjimenti i Kolumbisë Britanike ishte duke marshuar në Rrugën e Tetë, në kryqëzimin e Kolumbisë në New Westminster, të Kanadasë.

Teknikisht, për realizimin e imazhit, fotografi ka përdorur lentet e Zeiss dhe ekspozimi ishte 1/200 e sekondës në F.8, duke përdorur filmin Agfa. Fotografia pati një ekspozim të gjerë dhe u përdor në qarqet e lidhura me luftën.

Këtu pikërisht nis dhe historia që qëndron pas saj. Të shtunën e 26 gushtit 1939, Hitleri kërcënoi Poloninë. Në orën 04:15 të mëngjesit adjutanti i Regjimentit në British Columbia, Kanada, mori një telefonatë nga kryeqyteti, që e udhëzonte të thërriste regjimentin. Ushtarët u shpërndanë në qytet për të ruajtur pikat e rrezikuara. Më 10 shtator 1939, Parlamenti i Kanadasë i shpalli luftë Rajhut Gjerman, i cili kishte pushtuar Poloninë në fillim të muajit.

Ndërsa njësi të tjera u dërguan në Mbretërinë e Bashkuar, Regjimenti i Kolumbisë Britanike u la prapa në bregun perëndimor. Pas disa muajsh stërvitjeje dhe detyrës rojë, regjimenti u urdhërua dhe më 1 tetor 1940 marshoi në New Westminster, për të kapur një anije pritëse, SS Joan, e cila do ta çonte trupën e regjimentit në një destinacion sekret. Duke zbritur në Rrugën e Tetë, në New Westminster, fotografi amerikan Claude P. Dettloff i gazetës “The Province” u pozicionua për të fotografuar të gjithë kolonën që marshonte poshtë kodrës. Ndërsa po përgatitej të bënte fotografinë, pa një djalë të vogël që u shkëput nga dora e nënës së tij.

Lexo edhe :  Gjykata e Apelit në SHBA: Shumica e tarifave të Trump-it janë të paligjshme

“Më prisni dhe mua”, bërtiste vogëlushi, ndërsa i ati, një nga ushtarët e regjimentit, shikonte djalin e tij pesëvjeçar, Warren “Whitey” Bernard, duke u larguar nga e ëma për të vrapuar drejt tij. Fotografia e kapur nga Dettloff bëri bujë në të gjithë botën. Ajo u ekspozua kështu në çdo shkollë të British Columbia.

Fotografia u zgjodh nga “Associated Press” dhe më pas revista “Life” e shfaqi atë disa muaj më vonë. Kjo ndodhi në vitin 1940, përpara se SHBA-ja të përfshihej në luftë. Në këtë mënyrë publikut amerikan iu ofrua diçka impresionuese, që të mund të shihte se si gjithë ata ushtarë të mobilizuar në Kanada, po për në Angli, shkonin drejt frontit të luftës. Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, për një kohë të gjatë fotografia u harrua.

Ajo filloi të rishfaqej në ditën e përkujtimit, në mesin e viteve ’60, dhe shpesh përmendej në kontekstin e fotografive më të njohura të Kanadasë. Ekziston edhe një koleksion pullash që e paraqet këtë çast, si dhe një monedhë prej 2 dollarësh kanadezë. Claude P. “Dett” Detloff ishte një fotograf amerikan që fitoi famë për foton e cila është bërë e njohur nën diçiturën “Wait for Me, Daddy”.

Dettloff e filloi karrierën e tij me “Minneapolis Journal” në 1923 dhe punoi njëmbëdhjetë vjet me “The Winnipeg Tribune”. Ai u bashkua me gazetën “Vancouver Provinca” më 1936, duke u bërë fotografi kryesor i saj. Kur Jack Bernard u kthye në shtëpi, Dettloff ishte aty për të fotografuar çastin e ribashkimit të familjes.

Por ky ribashkim nuk ishte i përhershëm, pasi Jack dhe bashkëshortja e tij Bernice Bernard u divorcuan tri vite më vonë. Sidoqoftë, fotografia e djaloshit 5-vjeçar u bë pjesë e historisë. Vite më pas, një statujë prej bronzi, që simbolizon imazhin e vogëlushit, u vendos në pjesën e poshtme të Rrugës së 8-të, në sheshin Hyack, saktësisht aty ku është shkrepur edhe fotografia e famshme. Imazhi është konsideruar si një ndër 10 fotografitë më të mira të viteve ‘40.

Përgatiti për botim: Leonard Veizi

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Presidenca e Kosovës: Po analizojmë procesin e konstituimit të Kuvendit

Ekipi ligjor në Presidencën e Kosovës është duke bërë “analiza” lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit, i cili...

Ukrainasit publikojnë pamjet e arrestimit të njeriun që vrau ish-kreun e Parlamentit

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi në orët e para të mëngjesit të së hënës se ishte arrestuar një i dyshuar për vrasjen e ish-kryetarit...

Zyrtare: Milani mbyll merkaton me mesfushorin francez

Milani ka përfunduar merkaton e kësaj vere duke zyrtarizuar transferimin e mesfushorit Adrien Rabiot. Mesfushori lë kështu Olympique Marseille për t'u rikthyer në bashkëpunim me...

Problem me financat, Muzeu Van Gogh paralajmëron mbylljen!

Muzeu Van Gogh në Amsterdam, shtëpia e koleksionit më të madh në botë të veprave të Vincet van Gogh, ka lëshuar një paralajmërim të...

Durrës, dhunohet turisti, policia procedon dy 17-vjeçarë

Policia e Durrësit përmes një njoftimi për mediat ka sqaruar një ngjarje të ndodhur më datë 14 gusht në qytetin bregdetar, ku është dhunuar...

Lajme të tjera

Web TV