Do të festonte ditëlindjen sot, ja sa vjeç do të mbushte reperi Tupac

Reperi legjendar Tupac Amaru Shakur, i cili njihet me emrin e tij artistik 2pac do të festonte sot ditëlindjen e tij të 49-të, po të ishte ende gjallë.

Artisti i madh ka lindur më 16 qershor 1971. Ai njihet për hitet e shumta që ka sjellë, duke u munduar të ndërgjegjësojë përmes tyre komunitetin e njerëzve me ngjyrë., që të kërkonin të drejtat e tyre.

Këngët e tij do të mbesin në kujtesën e secilit dhe vazhdojnë të jenë tejet të dëgjuara e aktuale edhe ditëve të sotme.

Kujtojmë që Tupac u vra në vitin 1996, në Las Vegas, në një atentat ku u qëllua me disa plumba, e që më pas humbi jetën.

Ka.li/fjala.al