“Duam pagën dhe rinisjen e punës”, punonjësit e transportit publik do dalin nesër në protestë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shoqata e Transportit Publik ka bërë me dije se ditën e nesërme do të zhvillojë protestë përpara Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Në një postim në ‘Facebook’ kjo shoqatë bën me dije se protesta do të nisë në orën 11:00, ku punonjësit do të kërkojnë pagën dhe hapjen e transportit publik.

“Vendimi i strukturave shtetërore për shtyrjen me 1 javë të hapjes së transportit publik prek në mënyrë të drejtpërdrejtë të punësuarit në këtë sektor dhe familjet e tyre, për të cilat duhet të akordohet një pagë shtesë. Ju bëjmë me dije që kjo kërkesë është bashkëngjitur kërkesave tona për rifillimin e shërbimit”, shkruhet në njoftimin e Shoqatës së Transportit.

Rikujtojmë se transporti publik ishte njoftuar të hapej këtë të hënë, më 15 qershor, por u shty për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve me koronavirus.ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

Shqiptarët pa para letër?

FATOS ÇOÇOLI Pak ditë më parë, Kryeministri Rama përmendi objektivin e Shqipërisë pa para fizike për vitin 2030. Kjo përmendje...

Banesa në Pogradec përfshihet nga flakët, asfiksohet dhe vdes 52-vjeçarja

Pogradec- Një banesë është përfshirë sot nga flakët në në lagjen nr. 1 të qytetit të Pogradecit. Ngjarja është regjistruar rreth orës 06:00 të mëngjesit të...

“Arjani më ofroi lekë”/ Konomi i përgjigjet ashpër Shabanit: Unë të jap para, boll kam…

Një nga mbështetasit më të afërt të Adriatik Lapajt dhe kandidati për deputet i “Nisma Shqipëria Bëhet”, Arjan Konomi, u është përgjigjur akuzave të...

1347 – Lindi Margherita e Durrësit, mbretëresha e ardhshme e Napolit

Margherita e Durrësit, e njohur edhe si Margaret e Durrësit, ishte një figurë e rëndësishme e shekullit të XIV, që i përkiste degës anësore...

Parashikimi i motit për sot, 28 korrik 2025

Ditën e hënë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash, të...

Lajme të tjera

Web TV