IKMT shemb 11 ndërtesa pa leje në Dhërmi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

IKMT-ja së bashku me Policinë e Shtetit kanë vijuar aksionet për shembjen e ndërtesave në bregdet. Plot 11 objekte pa leje janë shembur ditën e sotme në Dhërmi, ndërsa nga policia bëhet me dije se ndaj pronarëve abuzivë janë marrë masa administrative.

Ky lajm u bë publik në një njoftim për mediat ku shtohet se ky aksion do të shtrihet në gjithë bregdetin dhe kudo ku ka ndërtime pa leje.

Njoftimi IKMT:

IKMT, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ushtruan kontrolle në plazhe e hapësira publike në bazë të planit të masave të hartuara enkas për sezonin turistik veror. Gjatë kësaj jave është verifikuar linja e bregdetit në Dhërmi ku u konstatuan 11 ndërtime pa leje, të ngritura në kundërshtim edhe me rregullat teknike, pasi ishin vendosur në rërë.

Ndaj këtyre objekteve është ndërhyrë me mjete duke i prishur, ndërsa ndaj pronarëve abuzivë janë marrë masa administrative dhe kryer veprimet procedurale për ndërtime në kundërshtim me ligjin. IKMT dhe Policia e Shtetit vijon punën evidentimin dhe parandalimin e shkatërrimit të mjedisit qoftë përmes ndërtimeve pa leje, ashtu edhe me hedhje inertesh. Ky aksion do të shtrihet në gjithë bregdetin dhe kudo ku ka ndërtime pa leje. Policia e Shtetit dhe IKMT fton çdo qytetar të denoncojë shkeljet në numrin falas 112 ose përmes Komisariatit Dixhital.ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

Interi refuzon 45 mln euro nga Napoli: Nuk e shesim

Me dëmtimin e Romelu Lukakut, i cili pritet të qëndrojë jashtë fushave të lojës për të paktën 3 muaj,...

Ndahet nga jeta ish-kampioni i mundjes Virxhil Maçolli

Është ndarë nga jeta në moshën 72-vjeçare Virxhil Maçolli (Xhili), një nga emrat më të njohur të mundjes pogradecare, por edhe asaj shqiptare. Ish-mundësi kampion...

Hagë, protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK

Protesta e 7 gushtit në Prishtinë, ku u kërkua lirimi i ish-krerëve të UÇK-së, do të vazhdojë më 14 shtator në Hagë, njofton Organizata...

Djathi i kontaminuar vret 2 persona në Francë! Mund të jetë importuar edhe në Shqipëri

Dy të vdekur e dhjetëra të helmuar në Francë nga djathi i kontaminuar me bakterin e llojit të listerisë. Sipas lajmit të publikuar nga britanikja...

“Nuk duam turma!” Protesta kundër turizmit masiv në Europë

Qytete të njohura turistike në Europë po përballen me një valë të re protestash nga banorët vendas, të lodhur nga pasojat e turizmit masiv...

Lajme të tjera

Web TV