Shkrimtari i mirënjohur shqiptar Ismail Kadare është vlerësuar, si prozatori më i mirë në letërsinë ballkanike për vitin 2020, në festivali internacional të letërsisë “PRO-ZA Ballkan”.
Këtë vit ky festival nuk është zhvilluar si herët e tjera dhe mësohet se çmimi i është çuar Kadares në shtëpinë e tij në Paris.
shpreh falënderimin e tij, duke thënë se letërsia e Ballkanit është letërsi globale, jo vetëm sepse përkthehet, por edhe sepse çështjet rajonale janë çështje globale
Pas fitimit të çmimit të rëndësishëm, shkrimtari shpreh falenderimet për mirënjohjen e marrë, si dhe ka dhënë një mesazh për lexuesit duke u thënë që gjatë kësaj kohë të “zhyten” në letërsi dhe të lexojnë vepra që do t’u kalojnë stresin.
“Kuptohet se më paraqet rëndësi të madhe që çmimi ‘Prozart’ e madhështon letërsinë e Ballkanit dhe jam i nderuar që bëj pjesë në shoqërinë e laureatëve të deritanishëm të kësaj mirënjohjeje. Lexuesit e veprave të mia, ndoshta fillimisht më kanë konsideruar shkrimtar shqiptar dhe kjo është mjaft e arsyeshme. Ata ndoshta më konsiderojnë edhe autor i cili hulumton ngjarje të caktuara të historisë të cilat nuk janë të rëndësishme vetëm për rajonin ballkanik, si Shekspirin, tragjedinë greke, Luftën e Dytë Botërore, aferën Pasternak. Mund të shtoj se letërsia e Ballkanit është letërsi globale sepse aq shumë autorë ballkanikë, duke më përfshirë edhe mua, lexohen me përkthim. Aq më tepër, çështjet tona rajonale janë çështje globale, ku për shembull, përfundon Evropa? Nuk bëhet fjalë për çështje, në të cilën letërsia e Ballkanit apo cila do tjetër, mund të përgjigjet me definicion, por është çështje në të cilën letërsia dhe historia u treguan fascinante. Shpresoj se lexuesit do ta shfrytëzojnë mundësinë të zhyten në letërsi në këto momente të pakëndshme”, ka shkruar mes tjerash, në letrën e tij, Kadare./En.Br./Fjala.al