Itali/ Sekuestrohen mijëra pajisje mbrojtëse false për Covid-19, vinin nga Durrësi

Në portin e Ankonas në Itali janë sekuestruar pajisje mbrojtëse sanitare false, të cilat vinin nga Shqipëria.

Ngarkesa përbëhej prej 2 mijë e 300 veshje laboratorike dhe 10 mijë pajisje sanitare njëpërdorimshme të cilat shënonin në etiketë ‘’Made in Albania’’. Pajisjet u bllokua nga autoritetet doganore të Anconas dhe më pas u sekuestruan.

Me shenjë të falsifikuar, pajisjet mbrojtëse ishin të destinuara për një tregtar në Verona dhe ishin vendosur në një rimorkio që vinte nga Durrësi.

foto galeri

Ka.li/fjala.al