Mbetjet në Durrës/Rama siguron durrsakët: S’do hidhen në asnjë zonë të bashkisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama reagon lidhur me situatën e mbetjeve në qytetin e Durrësit. Ai thotë se nuk do të ketë hedhje plehrash në asnjë zonë të bashkisë në këtë fazë tranzicioni.

“Në vend që ta dizinformojnë publikun dhe të keqpërdorin shqetësimin qytetar, për audiencë dhe për të nxitur shfaqjet e pakënaqësisë që ushqehet me lajme të rreme, mediat duhet t’u thonë durrsakëve se s’do të ketë hedhje plehrash në asnjë zonë të bashkisë në këtë fazë tranzicioni”, shkruan kreu i qeverisë në Twitter

Ky reagim vjen pasi prej ditësh Durrësi po vuan nga mungesa e një vendgrumbullimi për mbetjet urbane.

Më 11 qershor Këshilli Bashkiak i Durrësit në një mbledhje të jashtëzakonshme, vendosi që të shpallë gjendjen e emergjencës mjedisore.

Vendimi u mor pas mbylljes së vend-depozitimit të mbetjeve në Porto-Romano.

Ky vendim vjen pasi rrugët e qytetit bregdetar janë mbushur me plehra, për shkak të mbylljes së vend-grumbullimit.

Zona e Porto-Romanos ku mblidheshin plehrat, sipas planit të qeverisë do të bëhet park urban ekologjik./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

KQZ nuk lejon Arlind Qorin që të ketë vëzhgues: S’jeni palë interesi!

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk e lejon Lëvizjen Bashkë që të ketë vëzhgues në procesin e rinumërimit që do...

E akuzoi se mori 20 mijë vota me ndihmën e bandave, Sara Mila paralajmëron Berishën

Deputetja e re e qarkut të Elbasanit, Sara Mila, iu përgjigj akuzave të kryedemokratit Sali Berisha se votat në 11 maj “i mori me...

Macron i pëshpërit diçka në vesh, shikoni reagimin epik të Meloni-t (Video)

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni u kap nga kamera duke rrotulluar sytë pasi presidenti francez Emmanuel Macron i pëshpëriti diçka gjatë tryezës së rrumbullakët të...

Delegacioni shqiptar në Strasburg, PD gati për të denoncuar 11 majin

Shqetësimet e demokratëve për parregullsitë në zgjedhjet e 11 Majit pritet që të bëhen pjesë e debateve në takimin e 19-të të Komitetit Parlamentar...

Luhatjet vazhdojnë, nafta e Patos-Marinzës mban gjallë eksportet shqiptare

Eksportet “ngritën kokë” në maj pas rrëshqitjes në tatëpjetë në prill. Nga pak më shumë se 34 miliardë lekë një vit më parë, muajin...

Lajme të tjera

Web TV