Monumenti i Heroit të Kombit Idriz Seferi gdhendet në shkëmbin e Grykës së Kaçanikut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Figura e Idriz Seferit radhitet në mesin e luftëtarëve, që u bë i njohur qysh në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, ndërsa prania e tij në frontet e luftës kundër pushtuesit shekullor turk, po ashtu edhe në Kuvende e Besëlidhje të kohës ka zgjatur deri në vdekjen e tij.

Së fundmi, heroi kombëtar është nderuar me portretin e tij të gdhendur në një faqe shkëmbore në Grykën e Kaçanikut. Vepra artistike monumentale mësohet se do të jetë me përmasat 30 me 20 metra.

Është zgjedhur pikërisht gryka e Kaçanikut për t’u gëdhendur portreti i tij, pasi forcat e drejtuara prej tij në atë vend zmbrapsën forcat e mëdha otomane dhe u shkaktuan humbje të mëdha në betejën e lavdishme të vitit 1910.

Ky monument gjigand, sipas projektit, do të jetë i ngjashëm me mumentin kushtuar katër presidentëve amerikanë – George Washington-it, Thomas Jefferson-it, Abraham Lincoln-it dhe Theodore Roosevelt-it – të gdhendur në shkëmb, në një faqe të malit Rushmore, në Dakotën Jugore.

Ideator dhe nismëtar për ngritjen e këtij nomumenti që e përjetëson jo vetëm figurën e Idriz Seferit, por edhe të gjithë atyre që kanë rënë në altarin e lavdisë, është Prof. Dr Sabri Kadriu, ekspert i ekonomisë dhe financave, ish-profesor i Universitetit të Prishtinës, Universitetit të Tetovës dhe Universitetit të Tiranës./En.Br./Fjala.al

Të fundit

Dhunuan Genard Hajdinin dhe babain e tij/ Nis hetimi për 40-vjeçarin dhe 25-vjeçaren

Policia e Tiranës ka identifikuar personin që goditi me grusht personazhin e rrjeteve sociale Genard Hajdini dhe babain e tij, 4...

Situata me zjarret, “Mbrojtja” bën bilancin: 21 vatra në territor, 3 janë aktive

Ministria e Mbrojtjes njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 21 vatra zjarri, nga të cilat 18 janë shuar dhe 3 janë...

Në Gaza mbijetojnë vetëm më të fuqishmit – të tjerët mbesin duarbosh

Nga Nagham Zbeedat, Haaretz Në cepin e shkatërruar jugor të Rripit të Gazës, Um Balsam qëndron brenda një tendë të sajuar me çadra plastike e...

Qyteti spanjoll ndalon festimin e Fitër dhe Kurban Bajramit në vende publike

Autoritetet lokale të qytetit Jumilla në Spanjë kanë ndaluar komunitetin mysliman që t’i shfrytëzojë hapësirat publike, si qendrat apo sallat e sportit, për të...

Lëkundje të forta tërmeti në Greqi, ja ku ishte epiqendra

Një tërmet me magnitudë 4.7 të shkallës Rihter goditi sot në mesditë Greqinë jugore. Sipas të dhënave zyrtare, lëkundjet u regjistruan në orën 12:49...

Lajme të tjera

Web TV