Personat që kanë paguar pushimet do të rimbursohen brenda një viti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Personave që i kanë prenotuar pushimet apo udhëtimet për në verë, që në muajt e parë të vitit, atëherë kur askush nuk e dinte se çfarë na priste nga COVID-19, agjencitë do të jetë të detyruara t’u japin një kupon, ose t’i rimbursojnë brenda një viti.

Këshilli i Ministrave ka miratuar një akt normativ, me propozimin e ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, i cili ka për objekt përcaktimin e masave të veçanta që do të merren në sektorin e turizmit, për agjencitë e udhëtimit, operatorët turistikë dhe klientët e tyre, në ofrimin e një shërbimi udhëtimi, nga dita e shpalljes deri në përfundimin e gjendjes së fatkeqësisë natyrore të shkaktuar nga COVID-19.

Akti normativ që është botuar në fletoren zyrtare, parashikon që operatorët turistikë apo agjencitë e udhëtimit, të cilat, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose si ndërmjetës, kanë marrë përsipër t’u ofrojnë klientëve çdo lloj shërbimi udhëtimi ose një sërë shërbimesh të tjera ndihmëse, dhe këto shërbime janë të parapaguara ose të rezervuara përpara shpalljes dhe gjatë gjendjes së fatkeqësisë natyrore, përjashtimisht detyrimeve të parashikuara shprehimisht në kontratë, të kryejnë rimbursimin e tyre, brenda 1 viti nga hyrja në fuqi e këtij akti normativ.

Klienti i një pakete udhëtimi apo dokumenti udhëtimi, nga/apo nëpërmjet agjencive të udhëtimit ose operatorit turistik, për shërbimet e udhëtimit të parapaguara përpara shpalljes dhe gjatë gjendjes së fatkeqësisë natyrore, përjashtimisht detyrimeve të parashikuara shprehimisht në kontratë, përfiton rimbursimin e tyre brenda 1 viti nga hyrja në fuqi e këtij akti normativ.

Në rast të pamundësisë së realizimit të kontratave të transportit të klientëve me mjetet e transportit ajror, si pasojë e masave kufizuese të ndërmarra për shkak të gjendjes së fatkeqësisë natyrore, të shkaktuar nga COVID-19, nga/dhe aeroporti ndërkombëtar “Nënë Tereza”, Tiranë, transportit detar nga të gjitha portet në vend ose ujërave të brendshme, subjektet e parashikuara në nenet 3, 4 dhe 5, të këtij akti normativ, detyrohen të njoftojnë, sipas rastit, respektivisht agjencinë/ transportuesin/akomoduesin ose organizatorin e paketave të udhëtimit/klientin për pamundësinë e zbatimit të kontratave të transportit, duke bashkëlidhur dokumentacionin që vërteton dokumentin e udhëtimit ose rezervimin e qëndrimit ose kontratat e paketave të udhëtimit.

Lexo edhe :  Pallati i konfiskuar, Rama i rikthehet akuzave ndaj gjyqtarit Balliu

Ky komunikim bëhet brenda 30 ditësh nga: a) hyrja në fuqi e këtij akti normativ, për shërbimet/kontratat, të cilave u ka përfunduar afati; b) data e planifikuar e nisjes apo e mbërritjes, për shërbimet/kontratat brenda afatit.

Operatorët turistikë apo/ose agjencitë e udhëtimit, brenda 30 ditësh nga komunikimi, të rimbursojnë dokumentin e udhëtimit dhe/ose paketën e udhëtimit nëpërmjet lëshimit të një kuponi (voucher), që korrespondon me të njëjtën vlerë/shumë totale që duhet të kthehet, duke i ofruar klientit mundësinë e përdorimit të kuponit për të njëjtin shërbim ose një të ngjashëm, që i përket kontratës së ndërprerë, e cila do të përdoret brenda 1 viti.

Në rast se nuk realizohet shërbimi, sipas parashikimeve të mësipërme, operatorët turistikë apo/ose agjencitë e udhëtimit t’i rimbursojnë klientit vlerën/shumën totale të paguar. Operatorët turistikë apo/ose agjencitë e udhëtimit, të cilët nuk e zbatojnë këtë akt normativ, përveç përmbushjes së detyrimeve kontraktuale ndaj klientit, dënohen me gjobë, për çdo kontratë të parealizuar.

Ministrja Denaj: “Rimbursimi i TVSH-së, prioritet i qeverisë”

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, ka publikuar të dhënat në lidhje me rimbursimin e TVSH-së te bizneset. Me bashkëpunimin e administratës tatimore, ministrja bën të ditur se viti 2019 ka shënuar një rezultat të lartë për sa i përket zbatimit të kësaj mase.

“Në fund të vitit 2019, stoku i TVSH-së ka qenë zero për të gjithë tatimpaguesit me metodën FIFO, duke rimbursuar 23,5 miliardë lekë, shumë më e madhe se çdo vit tjetër.” – njofton ajo. 396 biznese janë rimbursuar në periudhën mars-maj me një vlerë prej 5,9 miliardë lekësh, sipas ministrisë, duke treguar se ky mbetet një prioritet i qeverisë edhe në kohë krize.

Gjithashtu, ministrja ka bërë edhe një lajmërim për sa i përket kësaj mase, duke u shprehur se administrata tatimore ka bërë një rishikim të rregullores së përcaktuar, e cila, sipas saj, plotëson dy kushte kryesore, si nevojën për likuiditete të bizneseve dhe reduktimin e kohës për procesimin e kërkesave për rimbursim.

 

la.mi/Fjala.al

 

Të fundit

Ndërpritet programi T4 i eutanazisë në Gjermaninë Naziste, pas mbetën 300 mijë viktima

Programi i eutanazisë "Aktion T4" ishte një nga kapitujt më të errët të regjimit nazist në Gjermani. Filloi në...

Bisedat tuaja me inteligjencën artificiale shfaqen në Google

Më shumë se 370 mijë biseda nga Grok janë shfaqur në rezultatet e kërkimit në Google pa dijeninë apo lejen e përdoruesve, kur ata...

WhatsApp po përgatit një funksion të ri

Muajin e kaluar dëgjuam se WhatsApp po zhvillon një funksion që i lejon përdoruesit të vendosin kujtesa për thirrjet e humbura, dhe tani kemi...

Situata e zjarreve/ Ministria e Mbrojtjes, raporton përditësimin e fundit

Sipas informacioneve të ndara nga Ministria e Mbrojtjes lidhur me situatën e zjarreve në vend, mësohet se janë evidentuar 10 vatra zjarri. Falë ndërhyrjes është...

Shërbimi informativ gjerman sjell video-lojën: Bëhu spiun

Shërbimi informativ gjerman, BND dëshiron ta bëjë punën e spiunit më tërheqëse përmes një video-loje kompjuterike. Në panairin e lojërave Gamescom në Koln, BND-ja...

Lajme të tjera

Web TV