Ruby Bridges, heroina 6-vjeçare e lëvizjes për të drejtat civile

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ruby Bridges, subjekti i një pikture ikonike nga Norman Rockwell, ishte vetëm gjashtë vjeç kur mori vëmendjen kombëtare për transformimin e një shkolle fillore në New Orleans, Luiziana. Gjatë përpjekjeve për një arsim cilësor, në një kohë kur afrikanoamerikanët trajtoheshin si qytetarë të klasit të dytë, Ruby u bë heroinë e të drejtave civile.         

Vitet e para

Ruby Nell Bridges lindi më 8 shtator 1954, në një kabinë në Tylertown, Mississippi. Nëna e saj, Lucille Bridges, ishte bija e dy aksionerëve dhe kishte pak arsim, sepse ajo punonte në fusha. Lucille u nda me burrin e saj, Abon Bridges, dhe së bashku me Ruby-n u transferua në New Orleans. Atje, Lucille punoi netëve në mënyrë që të mund të kujdesej për familjen e saj gjatë ditës.

Desegregimi i shkollës

Në 1954, vetëm katër muaj para lindjes së Rubit, Gjykata Supreme vendosi se ndarja me mandat ligjor në shkollat publike të nxënësve në varësi të ngjyrës së lëkurës shkelte amendamentin e katërmbëdhjetë, duke e bërë atë antikushtetues. Por vendimi i gjykatës nuk çoi në ndryshime të menjëhershme. Shkollat në shtetet kryesisht jugore, ku ndarja zbatohej me ligj, shpesh i rezistuan integrimit dhe New Orleans nuk ishte ndryshe.

Ruby Bridges kishte ndjekur një kopësht gjithëpërfshirës për fëmijët, por me fillimin e vitit shkollor, shkollat e New Orleans-it ishin të detyruara të regjistronin edhe nxënës me ngjyrë. Ruby ishte njëra nga gjashtë vajzat me ngjyrë në kopshtin e fëmijëve të cilët u zgjodhën të jenë nxënësit e parë të tillë.

Fëmijëve u ishin dhënë teste edukative dhe psikologjike për të siguruar që ata mund të kishin sukses. Familja e saj nuk ishte e sigurt, nëse dëshironte që vajza e tyre t’i nënshtrohej reagimit që do të provokohej pas hyrjes së Ruby-t në një shkollë ndryshe, me nxënës të bardhë. Megjithatë, e ëma donte të përmirësonte me çdo kusht perspektivën arsimore të vajzës.

Integrimi i Ruby Bridges-it në “William Frantz”

Në mëngjesin e nëntorit të 1960-s, Ruby ishte fëmija i vetëm me ngjyrë në shkollën fillore “William Frantz”. Ditën e parë, shkolla u rrethua nga një turmë që bërtiste me zemërim. Ruby dhe nëna e saj hynë në ndërtesë me ndihmën e katër oficerëve federalë dhe e kaluan ditën duke qëndruar ulur në zyrën e drejtorit.

Ditën e dytë, familjet e bardha i kishin tërhequr fëmijët e tyre nga shkolla. Për më tepër, mësuesi i klasës së parë zgjodhi të jepte dorëheqjen, në vend që t’i jepte mësim një fëmije afroamerikan. Ai u zëvendësua nga një mësuese e quajtur Barbara Henry. Henry nuk e lejoi Ruby-n të luante në shesh lojërash, nga frika për sigurinë e saj.

Ajo gjithashtu e ndaloi të hajë në mensën e shkollës, për shkak të frikës se ndokush mund ta helmonte. Integrimi i Ruby-t në shkollën fillore “William Frantz” mori vëmendjen e mediave kombëtare.

Mbulimi i lajmeve për përpjekjet e saj solli imazhin e vogëlushes të shoqëruar në shkollë nga një oficere federale. Artisti Norman Rockwell e ilustroi ecjen e Ruby-t në shkollë për një kopertinë të revistës “Look” (1964), duke e titulluar atë “Problemi me të cilin jetojmë të gjithë”.

Kur Ruby filloi klasën e dytë, protestat kundër integrimit të saj në “William Frantz” vazhduan. Më shumë nxënës afroamerikanë ishin regjistruar në shkollë, ndërkohë që nxënësit e bardhë ishin bërë sërish pjesë e klasave.

Barbara Henry-t, mësueses së klasës së parë të Ruby-t, iu kërkua të largohej nga shkolla. Ndërsa familja e vogëlushes u përball me hakmarrje, për shkak të përpjekjeve të saj për integrim.

Lexo edhe :  “Liria do të triumfojë në 11 maj”/ Meta: Ndryshimi ynë i parë do të jetë Kodi elektoral!

Babai, Abon Bridges, u pushua nga puna dhe mbeti pa angazhim për pesë vjet. Dhe gjyshërit e Ruby-t nga ana e të atit, u detyruan të largohen nga fermat e tyre. Prindërit e Ruby-t u divorcuan kur ajo ishte 12 vjeç.

Komuniteti afroamerikan u hodh në ndihmë të familjes Bridges, duke i siguruar një punë të re kryefamiljarit, sikurse katër vajzave të familjes. Gjatë kësaj periudhe të vështirë Ruby  u mbështet së tepërmi nga psikologu i fëmijëve, Robert Coles.

Ai e kishte parë mbulimin e lajmeve për të dhe kishte admiruar guximin e saj, kështu që vendosi ta përfshijë atë në një studim rreth fëmijëve me ngjyrë që kishin degjeneruar shkollat publike. Coles u bë një këshilltar, mentor dhe mik. Historia e Ruby-t u përfshi në librin e tij të vitit 1964, “Fëmijët e krizave: Një studim i guximit dhe frikës”, dhe në librin e vitit 1986, “Jeta morale e fëmijëve”.

Adoleshenca e Ruby Bridges-it

Ruby Bridges u diplomua në një shkollë të mesme të integruar dhe punoi fillimisht si një agjente udhëtimesh. Ajo u martua me Malcolm Hall dhe çifti bëri katër djem. Kur vëllai i saj më i vogël u vra nga të shtënat në vitin 1993, Bridges u kujdes edhe për katër vajzat e tij.

Në atë kohë, lagjja rreth shkollës fillore “William Frantz” banohej kryesisht nga afroamerikanë. Për shkak të ikjes së të bardhëve, shkolla  kishte marrë sërish një karakter ndarës. Aty mësonin vetëm nxënës me ngjyrë me të ardhura të ulëta. Për shkak se mbesat e saj ndoqën arsimin e ciklit fillor në “William Frantz”, Ruby u kthye në vullnetare. Më pas themeloi fondacionin “Ruby Bridges”, për të ndihmuar përfshirjen e prindërve në edukimin e fëmijëve të tyre.

Më 1995 psikologu Robert Coles shkroi një biografi të Ruby Bridges-it për lexuesit e rinj. I titulluar “Historia e Ruby Bridges-it”, libri e vuri këtë grua sërish në qendër të vëmendjes. Ajo u shfaq në “Oprah Winfrey Show”, ku u ribashkua me mësuesen e klasës së parë.

Fill pas takimit, Bridges e përfshiu Barbara Henry-n në punën e saj të fondacionit. Ato e përshkruajnë njëra-tjetrën si heroina. Bridges i kishte modeluar Henry-t kurajën, ndërsa kjo e fundit e kishte mbështetur atë dhe e kishte mësuar si të lexonte, gjë që u bë pasion i përjetshëm i studentes. Për më tepër, Henry kishte shërbyer si një kundërpeshë e rëndësishme për turmat e të bardhëve racistë që përpiqeshin ta frikësonin Bridge-n ndërsa mbërrinte në shkollë çdo ditë.

Bridges shkroi për përvojat e saj në librin “Nëpërmjet syve të mi” në vitin 1999, i cili fitoi çmimin Carter G. Woodson Book. Në vitin 2001, ajo mori një medalje presidenciale, dhe në 2009-n, shkroi një libër autobiografik të quajtur “Unë jam Ruby Bridges”.

Një vit më pas, Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara e nderoi guximin e saj me një rezolutë që festonte 50-vjetorin e integrimit të saj në klasën e parë. Në vitin 2011, Ruby Bridges vizitoi Shtëpinë e Bardhë dhe presidentin e atëhershëm. Barack Obama e falënderoi Bridges-in për përpjekjet e saj, duke i thënë: Unë ndoshta nuk do të isha këtu pa kontributet e tua në lëvizjen e të drejtave civile.

Përgatiti: Alessia Selimi

 

la.mi/Fjala.al

Të fundit

VIDEO/ Dramë në “Allianz Arena”, Frattesi dhe Lautaro gjunjëzojnë Bayernin

Interi ka hedhur një hap shumë të rëndësishëm drejt gjysmëfinales të Ligës së Kampioneve, pasi ka mundur me shifrat...

Arsenali me një “këmbë” në gjysmëfinale, Topçinjtë shkatërrojnë Real Madridin

Real Madrid është turpëruar nga Arsenali në çerekfinalen e parë të Champions. “Topçinjtë” fituan me rezultatin 3-0 përballë madrilenëve, që u shokuan në pjesën e...

SHBA gati për luftë? Bombarduesit B-2 fluturojnë në ishujt Chagos

Shtetet e Bashkuara kanë dërguar një numër rekord avionësh bombarduesish B-2 në Ishujt Chagos në Oqeanin Indian, në një veprim të cilësuar si “demonstrim...

Cili ishte alfabeti i parë në botë?

Me kaq shumë tekste të lashta nëpër botë, ju mund të pyesni veten se cili alfabet u zhvillua i pari. Me fjalë të tjera,...

Dielli shënon rekordin e tij minimal të aktivitetit

Dielli ka arritur të prekë pikën minimale të 100 viteve të fundit. Një cikël diellor zgjat 11 vite, ai aktuali është i 25-ti, që...

Lajme të tjera

Web TV