Xhudo/ 28-vjeçarja Nora Gjakova, pa drojë: Tanimë, për medaljen olimpike!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka garuar në “Rio 2016”, por këtë radhë Nora Gjakova e thotë pa drojë se synon edhe medaljen olimpike. Në një intervistë të posaçme për RTSH-në, xhudistja nga Peja ka rrëfyer ëndrrat dhe synimet e saj deri në rrugëtimin drejt Olimpiadës së vitit të ardhshëm. Pas Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova është padyshim xhudistja më e njohur dhe më e spikatur e Kosovës në arenën ndërkombëtare, dhe, në një intervistë të posaçme për RTSH Sport, 28-vjeçarja nuk e ka fshehur, se edhe për të, vendimi për t’u ngujuar për mëse dy muaj në palestër gjatë karantinës për shkak të virusit korona, ishte pak i çuditshëm.

“Fillimisht kemi hezituar shumë, i gjithë ekipi, kur na ka lajmëruar trajneri se e vetmja mënyrë për të vazhduar stërvitjen ishte duke u ngujuar në palestrën ku stërvitemi, – ka rrëfyer ajo. – Por, pasi na ka lënë dy-tri ditë kohë për t’u kemi menduar, kemi vendosur se kjo është mënyra më e mirë dhe jo të gjithë e kanë këtë mundësi që na është dhënë neve, prandaj që vendosëm të karantinohemi dhe tanimë besoj që kjo ishte gjëja më e mirë që mund të bënim dhe besoj që ka për të na ndihmuar shumë për të arritur medalje në Lojërat e ardhshme Olimpike.

Lojërat Olimpike të Tokios u shtynë për vitin tjetër dhe, ndonëse po gëzonte një formë të mirë, Nora mendon ta shfrytëzojë sa më mirë hapësirën kohore të krijuar. “Unë po gëzoja një ecuri mjaft të mirë dhe këtë vit pata fituar dy medalje, në Çmimin e Madh të Izraelit dhe në “Grend Slem”-in e Parisit, – rrëfen ajo. – Në Paris ishte hera e parë që fitoja medalje dhe ky ka qenë një motivim shumë i madh për mua drejt Lojërave Olimpike, por, prapëseprapë, një vit më shumë, vetëm se e zgjat dëshirën time për të fituar medalje në këto Lojëra.”

Lexo edhe :  “Kurban” për Serbinë, ja pse FSHF vendosi të mos i japë më bileta “Tifozave Kuq e Zi”

Xhudistja nga Peja mezi po e pret rifillimin e garave. “Përpara se të fillonte Olimpiada, i gjithë ekipi që synon pjesëmarrjen në Tokio është renditur mjaft mirë në renditjen olimpike, – thotë Gjakova. – Na nevojiten edhe dy-tri rezultate të mira për të përmirësuar renditjen tonë. Qëllimi im ka qenë gjithmonë të jem në 8-shen e më të mirave në kategorinë e peshës time trupore, deri në 57 kg, dhe kjo do të na mundësojë të jemi më lart në short në Lojërat Olimpike. Nëse këto Lojëra do të mbahen, ato janë synimi ynë kryesor, por, nëse mbahen Evropiani dhe Botërori, edhe aty medalje mbetet synim.”

Ka garuar në “Rio 2016”, por këtë radhë Nora Gjakova e thotë pa drojë se synon edhe medaljen olimpike. “Kjo është ëndrra ime dhe unë e shoh si diçka shumë të afërt, – ka deklaruar ajo. – Kam marrë pjesë në Lojërat Olimpike të Rios në 2016-ën me normë olimpike dhe tanimë besoj që jam shumë afër medaljes Olimpike. Kam fituar medalje në veprimtaritë evropiane dhe në garat e fundit kam qenë në podium me disa nga garuesit më të mirë, me medalistë botërorë apo olimpikë, kështu që synimi im padyshim ishte që të jem edhe në podiumin e Olimpiadës së Tokios.”/Fjala.al/

Të fundit

A u frymëzuan nazistët nga teoritë e Rudolf Steiner?

Rudolf Steiner, i njohur për shumicën si themeluesi i metodës arsimore Waldorf, në studimet e tij u zhyt në debatin...

Gruaja që mposhti paragjykimet për të rritur fëmijët, punon lavazhiere krah bashkëshortit

“Nuk e kam për turp dhe nuk më intereson se ca thonë të tjerët”. Aleksa, nuk e kishte menduar ndonjëherë se do të punonte...

Raportimi në KLP, Altin Dumani liston pesë problematikat e SPAK

Kryeprokurori i SPAK, Altin Dumani po raporton sot në Këshillin e Lartë të Prokurorisë mbi raportin vjetor të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion. Përveç sukseseve të...

Merimanga kanibale (që nuk i ha të afërmit e saj)

Agelena labyrinthica është një merimangë e vogël shumë e zakonshme në Evropë, e cila jeton pranë pyjeve dhe livadheve dhe ndërton rrjeta me një formë tipike "labirinti" ,...

Javë tepër e nxehtë/ Ja dita kur do të kemi temperatura rekord

Meteorologia Lajda Porja ishte në një lidhje live këtë të hënë ku paralajmëroi një javë tepër të nxehtë, e cila do të kulmojë ditën...

Lajme të tjera

Web TV