Urdhri Françeskan në Shqipëri ka një histori të hershme. Sipas studimeve, Shën Françesku ka qenë në Shqipëri në vitin 1220, pra 800 vjet më parë dhe kjo është edhe zanafilla e këtij urdhri.
Ndërkohë që kisha më e vjetër e këtij riti daton në vitin 1240 në Lezhë. Por qendra e urdhrit Françeskan në Shqipëri ka qenë dhe mbetet Shkodra.
Fotoja që vjen dhe që botohet për herë të parë është shkrepur në vitin 1918 dhe është zbuluar në arkivat austriake nga studiuesi i apasionuar shkodran Pjetër Logoreci.
Aty shfaqet një prift françeskan që ndihmon të sëmurët në shtrat në pamundësi për tu kujdesur për veten. Nuk jepet emri i priftit por fotoja është vërtetë unikale për atë që përcjell./Bl.Ba/Fjala.al