Finalja te penalltitë, Napoli mund Juventus pas dështimeve të Dybala e Danilo

Në fraksionin e parë bardhezinjtë ishin të rrezikshëm me Ronaldo dhe më pas një shtyllë e Napolit me Insigne

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Napoli i trajnerit Rino Gattuso fitoi edicionin e 73 të Kupës së Italisë, pasi mundi Juventus me penallti në stadiumin Olimpico. Pa asnjë gol në 90 minuta e rregullta, dhe me heqjen e suplementareve nga FIGC, gjithçka u vendos te penalltitë, ku më të saktë ishin jugorët.

Në fraksionin e parë bardhezinjtë ishin të rrezikshëm me Ronaldo dhe më pas një shtyllë e Napolit me Insigne me goditje dënimi. për tu shënuar para pushimit edhe ndërhyrja vendimtare e Buffon ndaj Demme.  Juve kërkoi të diktonte ndeshjen edhe në pjesën e dytë por pa sukses. Jugorët hodhën në fushë dhe shqiptarin Elseid Hysaj si zëvendësim të Mario Rui, por kjo influencoi pak, edhe pse Napoli kërkoi të siguronte krahët.

Te penalltitë askush nuk e priste që kampionët e Italisë të dështonin kaq keq. Goditje e Dybala dhe nuk e përmbushi misionin, ashtu si Danilo po për ekipin bardhezi. Te Napoli ishte gjithçka perfekte në goditjet e 11 metërshave: Insigne gol, Politano gol, Maksimovic gol, Milik gol. Trofeu për bandën e Gattuso ndërsa në kampin tjetër Sarri konfirmon direkt atë që thonë mediat: Nuk fiton asgjë në Itali.

Të fundit

Elon Musk ngre padi ndaj Apple dhe OpenAI: Po pengojnë konkurencën

Dy kompanitë e Elon Musk, startup-i xAI dhe platforma e rrjeteve sociale X kanë ngritur një padi kundër Apple...

Media italiane: Shqipëria, një mit që duhet rrëzuar

Bukuritë e vendit tonë kanë tërhequr shumë të huaj për të vizituar Shqipërinë ndërsa edhe mediat e huaja i kanë kthyer sytë drejt nesh....

Trump paralajmëron: Nëse Rusia nuk pranon paqen, do ketë pasoja serioze

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se mund të ketë pasoja shumë serioze për Rusinë nëse kjo e fundit nuk e ndal luftën...

E mitura shqiptare u mbyt në pishinë! Lirohen prindërit dhe gjyshi

Autoritetet greke kanë vendosur të lirojnë me kusht prindërit dhe gjyshin e vajzës së mitur shqiptare, e cila humbi tragjikisht jetën pak ditë më...

Mero Baze: E vetmja mënyrë që Lapaj të fitonte, ishte të mos e bënte atë betejë

Adriatik Lapaj humbi sot të drejtën për të marrë mandatin në Kuvend, duke paguar shtrenjtë një manovër formale me listën e mbyllur, të mbushur...

Lajme të tjera

Web TV