Mithat Frashëri: Shqip kuvendojmë apo çorbë trazojmë?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ditë, në Stamboll isha me një shok. Si ecëm mjaft kohë në baltë të rrugëve, si u lodhëm duke kërcyer gur mbi gur nga frik’ e baltës, hymë në një kafene të çlodheshim pak.

Kafeneja ishte gjysmë plot. Cilido kish zënë vend: kush këndonte një gazetë, kush kuvendonte me shokun, kush merrej me të rrëkëllyer qelqet me birë. Këtu- këtje, dukeshin dy a tre faqezinj, pun’e të cilëve ishte të hapnin veshët e të rrëmbenin ndonjë fjalë e ta thoshin atë tek qeveria… Unë me shokun tim, ndenjëm në një çip, ku ishin edhe dy miq shqiptarë.
Harrova t’ju them që shoku im ishte turk, por një turk i perëndisë, i ndershëm dhe i mirë. Të dy miqtë shqiptarë ishin të rinj, të mveshur bukur, me kollaro një pëllëmbë të lartë dhe me nga një shkop me kokë t’argjendtë;kishin mësuar në Stamboll.
Njëri i thosh tjetrit:
-Efendëm, bendeznesi të ta bëj arz, madeja është kështu: nga sebepi q’u – bë katl…
Shoku im m’u qas në vesh e më tha:
-Këta zotërinj kuvendojnë një turqishte të ndryshme!
-Flasin shqip, – i thashë unë.
Miku im thosh të drejtën; të dy djaloshët s’kuvendonin shqip, por as turqisht. I thashë njërit:
-Or, i uruar, pse s’kuvendoni shqip, po trazoni një çorbë të fëlliqur? Ç’janë këto fjalë të huaja, që përzieni në gjuhën tuaj? S’kini turp të turpërohi?
Edhe m’u kujtua që mjaft shqiptarë e kanë për mburrje të përziejnë një shumicë fjalësh të huaja, kur kuvendojnë shqip. Myslimanët, që kanë nxënë turqisht, trazojnë fjalë nga kjo gjuhë; të krishterët, që kanë mësuar greqisht, trazojnë gjuhën e tyre me fjalë të marra nga gjuh’e Athinës, edhe thonë; malista, parakallo, kalimera, matotheo, efharisto, etj. (Këto fjalë shqip përkthehen: si urdhëron, të lutem, mirëdita, për perëndinë, tungjatjeta, etj.)
Do me turqisht qoftë, do me greqisht, ata që trazojnë gjuhën shqip me fjalë të tjera, bëjnë një faj të madh. Bëjnë faj se është një gjë fort e shëmtuar të vërë njeriu fjalë të huaja në një gjuhë. Kur e flet vetë, njeriu s’i ve re: po kur dëgjon një tjetër, që kuvendon një gjuhë të përzier me fjalë të huaja, ahere e kupton se sa shëmtim ka.
Bëjmë faj duke përforur fjalë të huaja, harrojmë fjalët shqip dhe prishim gjuhën tonë.
Pastaj, fjalët që përdorim nga turqishtja e nga greqishtja, i marrim pa ndonjë nevojë, veç ca të paka si çorbë, hesap, akoma, etc. Në vend që të themi efendëm – duhet të themi zot, zotni: në vend të vade- të themi punë; në vend të sebep – të themi shkak, ngjarje; në vend të katl të themi vrasje; në vend mahqum të themi u dëmtua… Sa për fjalën bendenezi, këtë fjalë të ndyrë, as duhet ta përdorim fare.
Bendenezi do të thotë robi juaj dhe përdoret për të vogëlsuar veten dhe për të rritur tjetrin; gjuha shqip s’ka nevojë për këtë fjalë dhe as me ndonjë gjuhë s’thotë njeriu për vetene tij robi juaj; në shqip themi: unë, dhe atij q’i flasim i themi: zotëri, zotrote, po kurrë bendenezi.
Duke menduar që çdo shqiptar ka detyrë të përpiqet të flasë dhe të shkruajë drejt dhe pastër gjuhën e tij, guxova të dërgoj këto radhë te “Kalendari”, që të nxënë mend ata që thonë: efharisto!

Lexo edhe :  Rama për zgjedhjet e 11 Majit: Ishin vullnet 100 përqind i popullit shqiptar!

Lumo Skëndo

*Kalendari Kombiar, 1905 (Marrë nga faqja Mid’hat Abdyl Frashëri)

ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

Rumunët votojnë në zgjedhjet që mund të thellojnë përçarjet në BE

Rumunët votojnë të dielën në balotazhin e zgjedhjeve presidenciale, ku mund të zgjedhin mes një euroskeptiku të së djathtës...

Krimet Zgjedhore/ Elvis Roshit: Iu gjetën fatura, kupona nafte dhe lista zgjedhësish

Me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, i është sekuestruar telefoni ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Rroshi, si pjesë e hetimeve për krime zgjedhore. Policia bën me...

Kursi i këmbimit valutor, 18 Maj 2025

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 87.3 lekë dhe do të shitet me 88.6 lekë. Euro do të...

VIDEO/ Anija me 277 persona në bord përplaset me urën në Nju-Jork

Një anije e Marinës Meksikane me 277 persona në bord është përplasur me Urën e Bruklinit në mbrëmjen e së shtunës. Dy persona kanë...

Sot, ceremonia e përurimit të Papës Leo XIV/ Delegacioni shqiptar në Vatikan

Ditën e sotme në Vatikan do të mbahet mesha me të cilën fillon zyrtarisht papnia e Papa Leonit të XIV. Mesha është caktuar të...

Lajme të tjera

Web TV