Parashikimi i motit për sot, mos dilni nga shtëpia pa çadër

Sot  (e mërkurë, dt. 17) priten reshje të dobëta në të gjithë qarqet.

Në qarqet Shkodër, Dibër dhe Lezhë, reshjet pritet të arrijnë deri në lokalisht mesatare dhe të jenë të shoqëruara me shtrëngata (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

TEMPERATURAT

Gjatë ditës së sotme temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 16 / 23°C

në vendet e ulëta: 14 / 25°C

në vendet malore: 9 / 18°C

ERA

Ndërsa  era pritet të fryjë e lehtë deri në mesatare.ka.ta/Fjala.al/