Përdhunuan të miturën duke e shantazhuar me fotot intime, 20 vite burgim dy autorëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Tiranës dënon me nga 10 vite burgim Florian Picallin dhe Risild Sina, të cilët përdhunuan në ambientet e një hoteli në Tiranë një vajzë të mitur 15-vjeçe. Vendimi është dhënë pesë ditë më parë nga gjykata, ku trupi gjykues ka deklaruar fajtor dhe dënuar fillimin me 15 vjet burgim për secilin të pandehur Picallin dhe Risild Sinën, por për shkak të gjykimit të shkurtuar ky dënim është ulur përfundimisht me 10 vite burgim.

Të dy personat gjatë gjykimit e kanë pranuar autorësinë e krimit, por janë shfajësuar para gjykatës se nuk e dinin që vajza ishte e mitur dhe se kishin kryer marrëdhënie seksuale me dëshirën e saj.

Sipas vendimit të gjykatës vajza me inicialet O.J, ka deklaruar se: “…prej disa kohësh komunikonte në instagram me profilin e saj, me një shtetas me profilin “arnold_p9” që rezultonte se i përkiste Florian Picalli dhe pas disa komunikimeve ajo i kishte dërguar edhe disa foto intime këtij shtetasi nëpërmjet telefonit…”.

Në datën 26 gusht 2019 të dy së bashku kanë komunikuar duke lënë dhe takim në datën 27 gusht 2019 në qendër të Tiranës dhe pas komunikimeve me sms dhe zanore, del qartë se në një moment Florian Picalli e kërcënon vajzën duke i thënë: “…do të vij të marr me makinë se mos ha noj gabim e merr naj nji mbrapa se prz ta … rracën ok ???” E mituara O.J, ka shkuar e para në qendër të Tiranës ku më pas kanë ardhur shtetasi Florian Picalli që nga e mitura njihej si Serxho Kane dhe me profilin “Arnold_p9” dhe një djalë tjetër që i është prezantuar si “Orisi”, por që kishte emrin Risil Sina.

Lexo edhe :  Takimi me Bashkinë Tiranë, Rama ia lë mbledhjen në dorë Ballukut: Kam kritika

Pasi ato janë takuar dhe kanë pirë një kafe Florian Picalli i ka kërkuar të miturës që të shkonin në një hotel ajo ka pranuar për faktin se Florjani i dispononte disa foto intime të saja dhe nëse nuk pranonte mund ti nxirrte dhe ti publikonte në “Youtube” etj.

Florjani ka ikur fillimisht me motor për tek hoteli që ndodhet afër spitalit të Traumës në Laprakë Tiranë dhe në këmbë kanë shkuar Risi Sina dhe e mituara O.J.Pasi kanë hyrë në hotel të tre, fillimisht ka kryer marrëdhënie seksuale Florian Picalli me të miturën dhe më pas ka kryer marrëdhënie më të miturën edhe Risil Sina.

Punonjësit e policisë pasi kanë identifikuar Florian Picalli dhe Risil Sina dhe i kanë pyetur lidhur me ato kanë pranuar se kanë kryer marrëdhënie seksuale me të miturën, por sipas tyre marrdhëniet janë kryer me dëshirën e saj dhe jo me dhunë. Ndërsa e mituara ka deklaruar se pavarësisht se kishte pëlqime ndaj Florian Picalli ajo marrëdhënien e kishte kryer me të e ndikuar nga fotot intime që ai kishte dhe se ishte ndjerë shumë keq ku prezent ishte dhe një person i trete si Risil Sina dhe nuk kishte pasur dëshirë të kryente marrëdhënie me të, por ishte detyruar nga Florian Picalli./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Ministria e Mbrojtjes: Janë raportuar 22 vatra zjarri, 11 janë ende aktive

Ministria e Mbrojtjes bën me dije se deri në orën 18:00, janë raportuar 22 vatra zjarri në të gjithë...

Rama: U sekuestruan 32 tonë produkte pa faturë! Zero tolerancë

Në 6 ditë aksion për sigurinë ushqimore, janë sekuestruar 32 ton produkte pa faturë. Kryeministri Edi Rama bën me dije se “6 ditë 32 ton...

VIDEO: Sherri në Ksamil mes dy pronarëve, dalin detajet! Si nisi problemi

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me ngjarjen e ndodhur këtë të shtunë në Ksamil, ku shtetasi Agim Taraj dhunoi barbarisht pronarin...

Të pathëna në publik: Përse u largua Vaçe Zela nga Shqipëria?

Shkruar nga A.R.D. Një histori e dhimbshme ka ndodhur me të madhen Vaçe Zela në vitin 1993. Sikur të mos mjaftonte “dalja në pension para...

Vietnam, përmbyset anija turistike, 34 të vdekur

Një ngjarje rëndë ka ndodhur sot në Gjirin Ha Long të Vietnamit, ku një anije turistike u përmbys nga një stuhi e fortë, duke...

Lajme të tjera

Web TV