Reja “vajton” shansin e humbur kuqezi: Rrahmani, njëri prej mbrojtësve më të fortë në Itali

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

E ka patur Shqipëria dikur dhe duket se taninë Edi Reja po “vajton” atë që ai në mënyrë të tërthortë e cilëson si gabim të paraardhësve të tij që e lanë të braktiste fanellën kuqezi.

Trajneri i Shqipërisë, Edi Reja, ka patur vetëm fjalë të mira për mbrojtësin kosovar, Amir Rrahmani, dhe e ka përgëzuar Napolin për blerjen e tij.

“Amir Rrahmani është njëri prej mbrojtësve më të mirë në Itali”. Kështu mendon trajneri i Kombëtares shqiptare, Veterani italian e ka përgëzuar Napolin për transferimin e qendërmbrojtësit nga Kosova, i cili këtë sezon po luan me sukses tek Verona.

“Rrahmani është një lojtar i shkëlqyeshëm, – është shprehur Reja për “Radio Kiss Kiss”. – Edhe pse ai është ideal kur ekipi luan me 3 mbrojtës në qendër, Napoli ka bërë mirë që e ka blerë. Napoli e ka marrë njërin prej mbrojtësve më të mirë të kampionatit italian.”

26-vjeçari u transferua verën e kaluar në Serinë A, duke ardhur nga Dinamo e Zagrebit. Në janar Napoli bleu atë dhe futbollisti do t’i bashkohet klubit të ri gjatë verës.

Në të kaluarën, Rrahmani ka luajtur për Kombëtaren shqiptare, por më pas i ishte bashkuar përfaqësueses së Kosovës, ku është shndërruar në një lojtar mjaft i rëndësishëm./Ka.Li/Fjala.al

Të fundit

Trump donte të anulonte kontratat qeveritare me Musk. Pse ndryshoi plani?

Për qeverinë amerikane, ndarja me Elon Musk është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet. Pasi Elon Musk kritikoi...

Kosova cakton 1 muaj paraburgim për zyrtarin e qeverisë serbe

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji zëvendësdrejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Igor Popoviq. Ai dyshohet...

A ka filluar revolucioni në PD? Flaka e parë u ndez…

YLLI PATA - Deklarata e kryetarit të bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja, përbën një zhvillim serioz politik. Kryebashkiaku, është një prej figurave të pakta të...

Aeroportet e Moskës mbyllen pas sulmeve me dronë në Ukrainë

Një sulm i vazhdueshëm me dronë ukrainas ndaj Rusisë shkaktoi mbylljen e përkohshme të aeroporteve kryesore të Moskës dhe anulimin e të paktën 140...

Akuza tjetër e Endri Shabanit: Lapaj bëri listat në 12 të natës

Endri Shabani, kryetari i Nismës Thurje, tregoi në A2 CNN, se çfarë ndodhi me Dash Sulën. “Ligji i jep të drejtën kreut të koalicionit që...

Lajme të tjera

Web TV