Tomorri në penelin e Eduard Lir

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Ishte e vështirë t’i ktheje shpinën kësaj pamje malore të mrekullueshme, këtyre skutave e qosheve të kësaj bote të bukur, këtyre pamjeve prej të cilave asnjë shpirt piktori nuk lodhet kurrë”.

Kështu shkruan në ditarin e tij gati 170 vjet më parë, piktori i madh anglez, Eduard Lir, duke vështruar malin e Tomorrit nga Qafa e Kërrabës, pasi uli paletën me anë të së cilës kish hedhur në telajo impresionin e çastit të pamjes që i dilte përpara.

Dhe vërtet piktura në vaj që realizoi Eduard Lir për Tomorrin nga ai impresion nga Kërraba, është një nga kryeveprat e tij.

Poeti i shquar anglez, Alfred Tenison, mik i ngushtë i piktorit, i befasuar dhe i frymëzuar nga kjo pikturë, krijoi një poezi monumentale, katër vargjet e së cilës u vendosën në fund të tablosë, dhe më vonë si epitaf mbi varrin e Eduard Lirit:
Tomorr e Athos, fron magjie,
Vjen hije largët gjer te ne,
Një laps e një penel i bie,
E ndiej si të isha vetë atje…

***


Kishte kohë që mezi prisja të kaloja nga Qafë-Krraba. Dhe rasti mu dha, kur bashkë me disa miqtë e mi, morëm rrugën për në Dumre.

Në Qafë-Krrabë u them miqve të ndalonim në një vend ku Tomorri duket për herë të parë kur shkon nga Tirana, ose të fundit kur vjen nga Elbasani.

Miqtë e mi u habitën me këtë farë rebusi fjalësh, por u qetësuan dhe më erdhën në ndihmë menjëherë kur u thash se doja të gjeja pikën nga ku piktori i madh anglez, Eduard Lir ka pikturuar Tomorrin dhe, më pas, ka shkruar në ditarin e tij fjalët që thashë më sipër…

Pasi kërkuam një copë herë, më në fund e gjetëm. Ishte në një qafë mbi fshatin Gracen. Një shesh i bukur në anë të një shkëmbi, ku ai ka pikturuar disa luftëtarë shqiptarë, ndoshta shoqëruesit e tij, është edhe sot me po atë formë, pavarësisht se aty është hapur rruga automobilistike.

Lexo edhe :  Viti i ri shkollor/ Rama: Nis shpërndarja e teksteve falas për 236 mijë nxënës

Në sfond, në një hirnosje mëngjezore të hapësirave të Darsisë, Dumresë, Sulovës, Nahijes së Beratit, në mes mezi shquhet ravijëzimi i Tomorrit legjendar, që në këtë rast, deri sa e kërkojmë, na duket si një personazh i gjallë.ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

Partiçkat

  Nga ARTUR AJAZI Zgjedhjet e 11 Majit, treguan se krijimi i partiçkave tëreja, ishte fillimi i fundit të atyre që...

Komunistët rusë protestojnë për WhatsApp, qytetarët sfidojnë censurën

Në Novosibirsk, Partia Komuniste ka dalë në rrugë jo për ideologji, por për WhatsApp. Qytetarët rusë janë të zemëruar pasi qeveria ndaloi thirrjet në...

Musk padit Apple dhe OpenAI, akuza për bllokim në tregun e inteligjencës artificiale

Kompanitë e Elon Musk, X dhe xAI, kanë ngritur padi kundër Apple dhe OpenAI, duke i akuzuar për pengim të konkurrencës në fushën e...

1896 – Sulmi i revolucionarëve armenë mbi Bankën Otomane

Më 26 gusht 1896, një grup revolucionarësh armenë të lidhur me organizatën Dashnaktsutyun (Federata Revolucionare Armene) ndërmorën një sulm spektakolar ndaj Bankës Otomane në...

Merr fund kriza në Kosovë! Dimal Basha zgjidhet kryetar i Kuvendit me 73 vota

Ka marrë fund kriza institucionale në Kosovë. Pas 57 seancave të dështuara, deputetët kanë votuar për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke ia besuar...

Lajme të tjera

Web TV