Basel sakrifikon Arjan Peçon, “çelësat” e të rinjve ia beson legjendës Frei

Shqiptari bëri një punë të admirueshme duke zbuluar jo pak talente për ekipin e parë, dhe ofertat për të nuk mungojnë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shumëkush mund të thotë që është një politikë e fshehur në klub, që të mos i japë pushtet shqiptarëve, por puna e mirë e Arjan Peços te skuadra e të rinjve te Basel, ka fituar dhe admirimin e kundërshtarëve. Tani gjithsesi gjigantë helvetikë kanë menduar dhe kanë aplikuar ndryshime në stol, duke sakrifikuar shqiptarin për një legjendë të kombëtares, si Alexander Frei.

45 vjeçari Peço që si futbollist në Shqipëri spikati me Dinamon, vazhdoi karrierën në ekipe si Delémont, Yverdon, Concordia dhe Laufen. Shqiptari bëri një punë të admirueshme duke zbuluar jo pak talente për ekipin e parë, dhe ofertat për të nuk mungojnë. Tani Basel, “çelësat” e të rinjve ia beson legjendës Frei. Ish-trajneri i U18, bëhet zyrtarisht trajneri i ri i U21. Ish-sulmuesi i Bundesligës dhe ylli i kombëtares zvicerane kishte drejtuar stërvitjen e U21 në javët e kaluara.

Por është e mundur që Alex Frei në FC Basel është ende duke shkuar më lart, pasi konsiderohet “një yll në ngjitje”. Ai është në “Pole Position” për të zëvendësuar Marcel Koller.

Të fundit

73,5 mln euro! Arsenali më në fund arrin akordin për sulmuesin

63,5 mln euro plus 10 mln euro bonuse. Arsenali me këto shifra ka finalizuar marrëveshjen me Sporting Lisbonën për...

“Ku i kam fëmijët?” 78-vjeçari kthehet në jetë 30 minuta pasi u shpall i vdekur

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Tarquinia të Italisë, ku një burrë 78-vjeçar u rikthye në jetë, pak pasi u shpall zyrtarisht i...

Bie në det helikopteri që po fikte zjarret, pilotët dalin me not

Një helikopter që ishte angazhuar në fikjen e zjarreve në zonën e Aspropyrgos në Greqi, bëri një ulje emergjente në det, në Gjirin e...

Lapaj e ftoi të hiqnin dorë të dy nga mandati, reagon Shabani

i është përgjigjur Adriatik Lapajt, i cili ditën e sotem nga selia e "Shqipëria Bëhet" e ftoi të dy bashkë të heqin dorë nga...

Rama publikon videon nga Thethi: Pas operacionit nga… kanceri

Disa ditë pas përfundimit të aksionit të IMT-së në Theth, ku u prishën ndërtimet e paligjshme, kryeministri Edi Rama ka postuar pasditen e sotme...

Lajme të tjera

Web TV