Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Ekskluzive/Tirana thyhet në Durrës, Vila: Ishte ndeshje karakteri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Protagonisti kryesor i takimit Teuta-Tirana, Emiliano Vila, nuk shënoi vetëm golin që i dha fitoren ekipit të tij, por hyri në “historinë” e këtij kampionati si futbollisti që mposhti ekipin kryeqytetas pas 16 takimesh pa humbje.

Në intervistën për gazetën “Fjala” 32-vjeçari rrëfen për anën taktike të takimit, por edhe synimet e ekipit të Teutës

Nga Katerina Tafa

Skuadra e Teutës ia doli që mbrëmjen e së hënës të rikthente ‘me këmbë në tokë’ ekipin e Tiranës. Pas më shumë se 3 muajsh pa asnjë disfatë, ekipi bardheblu i kryeqytetit u mund nga skuadra e ‘Djemve të detit’ në atë që mund të cilësohet si ndeshje e forcës.

Ekipi i Teutës doli jashtë të gjitha parashikimeve dhe mbajti nën presion për plot 90 minuta Tiranën e vendit të parë. Me sulme të vazhdueshme dhe një mbrojtje deri diku të pathyeshme, Teuta mundi të fitonte me rezultatin 1-0 ndaj Tiranës, pas një periudhe të gjatë pa asnjë disfatë për këta të fundit.

Realizuesi i golit të vetëm dhe njëkohësisht të fitores së kësaj superndeshjeje, Emiliano Vila, tha në një intervistë për gazetën “Fjala” se takimi i 29-ë i Supeligës tregoi karakterin e vërtetë të të dyja skuadrave.

“Kjo ishte një ndeshje karakteri nga fillimi deri në fund, ne treguam karakterin tonë të palëkundur dhe këmbëngulës gjatë gjithë kohës dhe kjo ishte ajo që bëri diferencën në fushë.”- u shpreh sulmuesi.

Më tej 32-vjeçari që gjithmonë bën diferencën në fushën e lojës, theksoi se Teuta gjithmonë ka ditur si të bëjë lojë të bukur me skuadrat më të forta dhe të marrë fitoren prej tyre.

“Nuk e di të them nëse do të kemi surpriza të tjera, por di të them që me ekipet e forta kemi bërë ndeshje goxha të mira, kështu që s’kemi pse themi surpriza në njëfarë mënyre. Kështu që nuk është habi kur të marrim fitore të tjera.”- tha ai.

Ndërsa për sa i përket taktikës që u përdor dhe këshillave që iu dha trajneri, Edi Martini, gjatë kësaj sfide, Vila theksoi se motivimi ishte shumë i fortë.

“Trajneri na tha që s’mund ta ulim ritmin e lojës, na theksoi se kështu do t’ia dilnim që të fitonim. Na tha se besonte që jemi më mirë se Tirana fizikisht, dhe s’kishim pse ta ulnim ritmin e lojës. “-theksoi ndër të tjera Emiliano Vila.

Një Teutë bindëse nga sekonda e parë deri në atë të fundit, mund të cilësohet skuadra durrsake e mbrëmjes së të hënës. Si mund ta përshkruani ndeshjen me Tiranën, nga minuta e parë deri në atë të fundit?

Kjo ishte një ndeshje karakteri nga fillimi deri në fund, ne treguam karakterin tonë të palëkundur dhe këmbëngulës gjatë gjithë kohës, dhe kjo ishte ajo që bëri diferencën në fushë.

Çfarë emocioni ju solli shënimi i golit të vetëm ndaj një ekipi si Tirana, i cili tashmë ka muaj që nuk njeh asnjë humbje?

Lexo edhe :  LAJM I FUNDIT/ Pritet arrestimi i Ervin Salianjit, urdhri i Prokurorisë mbërrin në Polici

Normal që jam shumë i lumtur për golin që shënova dhe shpresoj të shënoj sa më shumë dhe në ndeshjet në vazhdim, në mënyrë që të ndihmoj ekipin me objektivat që kemi.

Çfarë ju tha trajneri pas përfundimit të pjesës së parë, ndërsa kishit  avantazhin ndaj Tiranës, pse vendosët të vazhdonit sulmin?

Trajneri na tha që s’mund ta ulim ritmin e lojës, na theksoi se kështu do t’ia dilnim të fitonim. Na tha se besonte që jemi më mirë se Tirana fizikisht, dhe s’kishim pse ta ulnim ritmin e lojës.

Po asistin e dhënë nga Lorenco Vila si e vlerëson?

Më bëhet shumë qejfi që Lorenco ishte ai që më dha asistin, pasi ishte një ndihmë shumë e madhe në një ndeshje aq të vështirë, siç ishte ajo me Tiranën dhe shpresoj shumë që edhe ai të vazhdojë me këto ritme.

Mund të cilësohet fitorja ndaj Tiranës si ndeshja kryesore e gjithë këtij sezoni për ju?

Duke parë ecurinë e Tiranës dhe rezultatet e javëve të fundit, dhe duke parë që ne ishim ekipi i vetëm që e thyem atë ekip, mund të cilësohet si një ndeshje shumë e fortë, ndaj besoj se të gjithë kanë parë një futboll shumë të bukur.

Po pas ndeshjes, cilat ishin fjalët që ju tha stafi i skuadrës?

Të gjithë ishin jashtëzakonisht shumë të gëzuar, na përgëzuan shumë. Ky rezultat ishte shumë i rëndësishëm për të gjithë dhe, normal, që reagimi ishte shumë i madh.

Cili është qëllimi kryesor dhe objektivat e Teutës tashmë, çfarë duan të marrin nga ky kampionat durrsakët?

Objektivi kryesor tashmë për Teutën është fitorja e Kupës së Shqipërisë, sigurisht edhe rezultatet në Superligë, dhe shpresojmë që të kemi sa më shumë rritje në pozicione.

A pritet që Teuta të vazhdojë me këtë taktikë edhe në ndeshjet e mbetura të kampionatit, pra t’i përqendrojë forcat kryesisht në sulm dhe pse?

Normale, edhe pak ndeshje kanë mbetur, kështu që nuk kemi arsye të mos vazhdojmë me këto ritme. Ekipin e kemi shumë të mirë dhe shpresojmë të marrim rezultatet që duam, që të kemi sa më shumë fitore në ndeshjet që na presin.

Pritet të kemi surpriza të tjera, siç ishte ndeshja e fundit nga skuadra e Teutës?

Nuk e di të them nëse do të kemi surpriza të tjera, por di të them që me ekipet e forta kemi bërë ndeshje goxha të mira, kështu që s’kemi pse themi surpriza në njëfarë mënyre. Kështu që nuk është habi kur të marrim fitore të tjera.

Po planet e së ardhmes në klubin durrsak, cilat janë?

Qëllimi i parë është fitorja e Kupës së Shqipërisë, të kapim kupat e Evropës dhe aty mund ta quajmë këtë një sezon të suksesshëm, pastaj kemi kohë përpara për të folur për të ardhmen.

 

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Si “këndojnë” zogjtë?

Zogjtë nuk kanë një laring me korda vokale, por një syrinks : një lloj tullumbace e vendosur midis trakesë dhe bronkeve , e...

FOTO/ Regaon ga burgu Ervin Salianji: “Mos e pranoni të keqen”

Nga Burgu i Fierit ku po vuan dënimin e dhënë nga Gjyakata e Apelit, deputeti demokrat Ervin Salianji, ashtu sicc dhe ka premtuar, ka...

Ja pse nuk mund të shpërndani më fjalëkalimin e Netflix

Ted Sarando, CEO i Netflix, gjatë një interviste të dhënë së fundmi ka shpjeguar pse platforma që ai zotëron kufizoi ndarjen e fjalëkalimeve për...

Fondi i Katarit shpall tenderin e Konsulencës për Ndërtimin e Sheshit Katar në Tiranë

Fondi për Zhvillim i Katarit dhe Bashkia e Tiranës kanë firmosur marrëveshjen për sheshin fundor te ‘Bulevardi i Ri’, i cili di të quhet...

“Meshkujt nga jugu janë besëprerë”, Alba Pollozhani: Veriorët të japin siguri

Alba Pollozhani shkakton sërish debat në rubrikën “Trotuar” në E Diell. Shkak këtë herë u bë deklarata e saj, e cila tha se “meshkujt nga...

Lajme të tjera

Web TV