“Lista të hapura”/Rama-Hajdarit: PS nuk është fondacioni “Populli”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bashkëkryetarja e Komisionit të Reformës Zgjedhore, Rudina Hajdari akuzoi në parlament se mazhoranca dhe opozita nuk i duan listat e hapura dhe i vetmi rezultat i tryezës ishte identifikimi biometrik i zgjedhësve.

“E kuptoj Edi Ramën që thotë nuk e dua ndryshimin e sistemit, e di që ky person do shkojë në pension politik po i hapi listat. Si ka mundësi që kjo opozitë do të rrijë ashtu siç është, nuk do t’i hapë listat. Nuk e do depolitizimin e administratës zgjedhore, çfarë bën ky njeri, pse do ta ruaj këtë status quo?

Opozita bëri revolucion, me flakë dhe molotov për çfarë për tenderin e identifikimit biometrik. Më vjen keq që u ula në atë tryezë për këtë gjë, por u ula për të përfaqësuar qytetarët në këtë tryezë.”, tha Rudina Hajdari.

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj deputetes Hajdari, lidhur me detajimin e reformës zgjedhore, ku deklaroi se ka një proces që është ende i papërfunduar si rezultat i zvarritjes që po i bën opozita.

Rama tha se përtej lëshimeve, Partia Socialiste ka edhe ajo interesat e veta, sepse edhe përgjegjësinë e ka shumë më të madhe dhe ndikimin në fatet e vendit, e ka shumë më të madh. Kreu i qeverisë tha se ka një gjë në politikë që nuk mund të kapërcehet që është koha.

“Ju e kapërcyet atë moment kohor duke u mjaftuar me rënien e daulleve, lista të hapura dhe pa bërë asgjë tjetër dhe pa marrë në konsideratë që PS nuk është fondacioni popullit. Ju kujtohet fondacioni “Populli”, gjenerali Rrapush”, deklaroi Rama.

Ai kujtoi kur i thoshte liderit të opozitës, “Lulzim mos rri rrugëve, se nuk i pengon dot zgjedhjet. Hajde i thashë që mbi projektin për zgjedhjet vendore, të ngremë sistemin e plotë për zgjedhjet e ardhshme kombëtare. Sa nga Astiri tek Teatri, bum andej këtej dhe në fund ja ku erdhën ta lëmë siç e kemi”.

Lexo edhe :  "Rinumërimi u bë sipas oreksit të KQZ, refuzuan videot që kërkuam"

Ai tha se duhet të dakordësohen se ka një marrëveshje, për të reflektuar rekomandimet e OSBE-ODHIR.

Sipas tij, vijnë me propozime ekstravagante për KQZ-në, ndërkohë që është lënë dakord për depolitizim. “Tani çudia e madhe është që jo në zgjedhjet e ardhshme vendore, por në zgjedhjet e përgjithshme, pasi mendojnë se do të mbeten ende në opozitë”, deklaroi Rama.

Rama shtoi se PS nuk është noter i çdo teke dhe çdo kohe dhe se për të listat e hapura nuk janë tabu./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Humbje 360 gradë, qeset “e ndaluara” vijojnë të gjejnë rrugë për në det

Vitin e shkuar Shqipëria humbi 2,4 ,milionë dollarë nga ndotja e plastikës. Pjesa më e madhe e këtyre dëmeve...

Fund i epokës! Familja Berlusconi shet AC Monza pas 7 vitesh, ja kush e mori klubin

Pas gati shtatë vitesh, epoka Berlusconi te AC Monza ka marrë fund. Familja Berlusconi ka finalizuar marrëveshjen për shitjen e klubit te fondi amerikan Beckett Layne...

Aksidentet rrugore me monopatina/ Në 6 muaj 49 ngjarje, mbi 700 masa administrative

Dyzet e nëntë aksidente rrugore janë regjistruar në Tiranë nga janari deri në fund të qershorit, ku të përfshirë kanë rezultuar drejtues të motomjeteve...

Parlamenti i ri/ KQZ certifikon 59 nga 140 deputetët e rinj, të enjten seanca e fundit

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka certifikuar tanimë 59 nga 140 deputetët e rinj, teksa rinumërimi i disa votave po vijon akoma gati 2 muaj...

Nuk e mbajnë këmbët, kryeminstri britanik për pak rrëzohet duke dalë nga zyra (VIDEO)

Kryeministri britanik Keir Starmer u pengua dhe për pak sa u rrëzua në shkallë teksa po dilte nga godina nr. 10 e Downing Street-it...

Lajme të tjera

Web TV