Një djalë 21-vjeç ka humbur jetën në një aksident rrugor me motor në Ajaso të ishullit të Lesbos.
Ky aksident ka ndodhur rreth orës 21:00 të mbrëmjes së djeshme, pasi u përplas me një 19-vjeçar grek nga zona Morias.
Ai udhëtonte me një motor të vogël, raportojnë mediat greke, ndërsa më tej shtojnë se ai ishte duke ecur paralel me një automjet ndërsa nga ana e kundërt vinte 19-vjeçari.
Ata ishin përplasur fuqishëm me njëri-tjetrin dhe si pasojë, dy të rinjtë kanë “kërcyer” disa metra larg.ka.ta/Fjala.al/