Hap lokal në SHBA, Jim Belushi i vendos emër tipik shqiptar

Jim Belushi është një nga aktorët më të mëdhenj me origjinë shqiptare, dhe për asnjë çast nuk ka nguruar të tregojë origjinën e tij.

Së fundmi ai ka hapur një lokal në Oregon, SHBA, ku ka dhe fermën e tij. Por e veçanta e këtij lokali, është emri që i ka vendosur, një emër tipik shqiptar.

“Engjëll Cafe”, e ka quajtur aktori, duke treguar kësisoj se nuk i ka harruar rrënjët shqiptare.

Postimi i tij në rrjetet sociale ka pasur reagime të shumta kanë qenë komentet e shqiptarëve që i përgjigjeshin me simbolin e flamurit tonë kombëtar.

Prej disa vitesh ai është shkëputur nga ekrani, ndërkohë që në fermën e tij po merret me kultivimin e marijuanës, e cila është e legalizuar./BL.Ba/Fjala.al