‘Këto momente do vijnë prap’, Skënderbeu nxjerr videon kur mundi Dinamo Kyiv në Europa League

Skuadra e Skënderbeut është ende në pritje të vendimit të gjykatës në mënyrë që t’i lejohet pjesëmarrja në kompeticionet evropiane.

Mirëpo një nga faqet mbështetëse të skuadrës korçare në ‘Facebook’, e quajtur ‘Skënderbeu kampion’ ka rikujtuar ndeshjen e Skënderbeut me Dinamo Kyiv në Europa League.

Këtë takim ekipi shqiptar e fitoi me rezultatin 0-2 dhe krahas videos thuhet se këto momente do të rikthehen sërish.

“Shikojeni, shijojeni dhe krenohuni me Skënderbeun ❤️

Momente si këto jemi të bindur që do vijnë prap se Korça dhe Skënderbeu e meritojnë ?

#SkenderbeuKampion”-shkruhet në postim.ka.ta/Fjala.al/

https://www.facebook.com/watch/?v=641837699739362