Koronavirusi mbyll një kopësht, konfirmohet pozitive kuzhinierja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas dy çerdheve në Tiranë, Covid-19 mbyll edhe kopshtin numër 9 në qytetin bregdetar të Vlorës.

Burime për “Fjala” bëjnë me dije se e infektuar me koronavirus është kuzhinierja e këtij institucioni.

Sipas informacioneve, pas konstatimit të kuzhinieres pozitive me Covid-19, është vendosur mbyllja e kopshtit për të paktën 14 ditë.

E infektuara është bashkëshortja e një prej personave të rezultuar pozitiv një ditë më parë në qytet.

Kujtojmë se paraditen e sotme u konfirmua me koronavirus edhe një edukatore e çerdhes 11 në Laprakë.

Mësohet se në datën 12 qershor, gjatë momentit të paraqitjes së saj në punë, sipas protokollit të zbatimit për masat e parandalimit të përhapjes së COVID-19, u konstatua se punonjësja e çerdhes nuk kishte shfaqur asnjë simptomë tjetër kur u konstatua me temperaturë.

Më pas kjo punonjëse është futur në banesën e saj në karantinë, ndërsa thuhet se nuk ka pasur kontakt me fëmijët e punonjësit e tjerë të çerdhes. Pasi i është nënshtruar analizave të tamponit, edukatorja ka rezultuar pozitive./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Trump donte të anulonte kontratat qeveritare me Musk. Pse ndryshoi plani?

Për qeverinë amerikane, ndarja me Elon Musk është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet. Pasi Elon Musk kritikoi...

Kosova cakton 1 muaj paraburgim për zyrtarin e qeverisë serbe

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji zëvendësdrejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Igor Popoviq. Ai dyshohet...

A ka filluar revolucioni në PD? Flaka e parë u ndez…

YLLI PATA - Deklarata e kryetarit të bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja, përbën një zhvillim serioz politik. Kryebashkiaku, është një prej figurave të pakta të...

Aeroportet e Moskës mbyllen pas sulmeve me dronë në Ukrainë

Një sulm i vazhdueshëm me dronë ukrainas ndaj Rusisë shkaktoi mbylljen e përkohshme të aeroporteve kryesore të Moskës dhe anulimin e të paktën 140...

Akuza tjetër e Endri Shabanit: Lapaj bëri listat në 12 të natës

Endri Shabani, kryetari i Nismës Thurje, tregoi në A2 CNN, se çfarë ndodhi me Dash Sulën. “Ligji i jep të drejtën kreut të koalicionit që...

Lajme të tjera

Web TV